☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.55 ▲0.54%
ARI 4,012 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,227 ▼ -4.63% ETH $2,220 ▼ -5.42% XRP $1.2161 ▼ -7.75% SOL $94.4100 ▼ -7.1%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti tregon se mbrëmë iu ka shkruar sms Hamzës dhe Abdixhikut

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është vazhdimisht në komunikim me partitë opozitare për çështjen e propozimeve të Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës për presidente, por sipas tij nga opozita nuk ka marrë përgjigje.

Kurti i bëri këto komente në një konferencë për media, kur u pyet nëse ka pasur konsultime me opozitën lidhur me emrat e propozuar.

Ai tha se propozimi i dy kandidateve mbrëmë ka ndodhur si pasojë e paqartësisë rreth afatit të fundit – nëse ishte mbrëmë apo sonte.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 ju kam shkruar Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, nuk më kanë kthyer përgjigje. Ata kurrë nuk kanë pasur interesim të komunikojnë me mua”, është shprehur Kurti.

Në këtë kontekst, Kurti ka theksuar se në qeverinë e tij nuk ka përndjekje ndaj liderëve opozitarë me polici, siç thotë se ka ndodhur ndaj tij në të kaluarën.

“Keni një kryeministër që vazhdimisht kërkon takime me krerët e opozitës, ata jo që nuk përgjigjen por refuzojnë të kthejnë edhe mesazhet telefonike”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.