☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.83 ▼0.91%
ARI 4,033 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,788 ▼ -0.34% ETH $2,313 ▼ -0.21% XRP $1.2986 ▲ +0.82% SOL $100.1100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kush janë shtetet ku kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza?

Një lajm shumë pozitiv për kosovarët ka ardhur të mërkurën nga Brukseli, ku Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Korriku mund të jetë muaji kur edhe përfundimisht kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili ka thënë se ka edhe disa proceduraqë duhet ndjekur pas lajmit të mirë që mori Kosova sot.

Por, kush e përbën zonën Shengen? Në cilat shtete do të mund të lëvizin lirshëm kosovarët pas heqjes së vizave?

Zona Shengen tani mbulon 26 vende evropiane, 22 nga të cilat janë anëtare të BE-së dhe 4 jo-anëtarë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk kanë dashur të pranojnë heqjen e plotë të kontrolleve kufitare në hyrje të vendeve të tyre, dhe kështu kanë hequr dorë përfundimisht nga zbatimi i marrëveshjes. Katër anëtaret e reja – Bullgaria, Rumania, Qipro dhe Kroacia – aktualisht nuk janë pjesë e zonës Shengen, por janë të detyruara t’i bashkohen zonës së Shengenit në të ardhmen.

Kjo do të thotë se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në këto shtete: Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Francë, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Por, mbetet e paqartë nëse kosovarët do të mund të udhëtojnë në vendet si Spanja, që jo vetëm nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por as nuk e kanë pranuar pasaportën e Kosovës.

1 Koment

  • Mark K. Shkreli 04 Maj 2016, 23:51

    Cilat jane shtetet - jo Kush jane shtetet. Kush eshte per njerez, cili/a per kafshe dhe sende.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.