☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,835 ▼ -0.62% ETH $2,482 ▼ -2.03% XRP $1.3428 ▼ -2.08% SOL $99.7600 ▼ -2.36%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Kushtetuesja “ngrin” Vetting-un, ish-kryetari: Problemi jo ne, por politika

“Unë nuk kam besim personalisht, se pa refromuar sistemin politik, që në vlerësimin tim është i deformuar, reformat e rëndësishme mund të kenë efekte afatgjata”.
Me këtë fjali kundër sistemit politik, prodhim i të cilit është edhe vetë, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo la në hije vendimet dhe të ftuarit e pazakontë në seancën për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së ligjit të Vetting-ut.
Por qëndrimi kundër sistemit politik nuk ishte e vetmja deklaratë që gjyqtari Kristo bëri. Ai doli hapur kundër përkufizimit të ri kushtetues, që i kufizon gjykatës kompetencën për të gjykuar kushtetueshmërinë e ndryshimeve kushtetuese.
Megjithatë, pjesa ku ai ishte edhe më i qartë lidhej me përcaktimin kushtetues të vetting-ut, të cilin e cilësoi si një kufizim të të drejtave themelore të individit.
“Anti-kushtetueshmëria prodhon vetëm anti-kushtetueshmëri. Që kur pash këtë formulim thash se të gjitha ligjet që do të dalin pas këtij formulimi do të kenë probleme, siç edhe kanë”, tha Kristo.
Por përse ia lejoi vetes Vladimir Kristo të merrte një pozicionim të tillë kundër sistemit politik, kundër mënyrës sesi u krye reforma kushtetuese dhe përmes saj ajo në drejtësi?
“Është një shqetësim i një gjyqtari që po e mbyll karrierën. Më i vjetri në sistem, në gjithë sistemin”, nënvizoi Kristo. Vladimir Kristos i ka mbaruar mandati disa muaj më parë, por a do ta mbyllë karrierën duke votuar për rrëzimin e ligjit të Vetting-ut? “Vetting-u do të bëhet dhe është shumë mirë që do të bëhet. Po jua them unë që këtu. E shumta që mund të bëjë kjo gjykatë është të korrigjojë diçka nga aspekti kushtetues”, sqaroi Kristo.
Pandeli Majko e tha hapur mendimin e tij për votën pothuajse të shpallur të gjyqtarit Kristo, ish-zëvendësministër Drejtësie gjatë dy qeverive të Partisë Demokratike, si dhe ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga Partia Demokratike.
“Të hiqet pezullimi i ligjit të Vettingut sepse edhe sot ne nuk dimë arsyet se përse Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar atë”, deklaroi Majko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.