☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.07 ▼1.66%
ARI 4,051 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,321 ▼ -0.81% ETH $2,327 ▼ -1.15% XRP $1.3010 ▼ -1.98% SOL $100.5400 ▼ -1.33%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.07 ▼1.66 % ARI 4,051 ▼0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.07 ▼1.66 % ARI 4,051 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Kuvendi mbyll sesionin me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore

aKuvendi mbylli mbrëmjen e së hënës punimet e sesionit parlamentar me ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Me unanimitet deputetët e të dyja palëve vendosën t’i hapin rrugë reformës së ardhshme zgjedhore për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të përfshira në raportet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s dhe atyre vendore të 2015-s.
Në seancën e sotme deputetët e maxhorancës dhe opozitës bashkuan votat dhe për një numër pr/ligjesh të parashikuara në rendin e dites. Kështu, me 108 vota Kuvendi miratoi ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Singaporit ‘për shërbimet ajrore”; me 111 vota u miratua ratifikimi i dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës”.
Me 113 vota deputetet miratuan ratifikimin e Konventës së KiE-së kundër trafikimit të organeve njerëzore, ndërsa me 107 vota u miratua marrëveshja me Hungarinë ‘për mbrojtjen shoqërore’. Pr/ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” kaloi me 108 pro, ndersa ratifikimi i dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes me qeverinë italiane për programin “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, u miratua me 107.
Konsensusi mes palëve gjatë votimit u prish me ligjin “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i cili kaloi me 68 vota pro, 22 kunder dhe 7 abstenime. Ne fund, vetem me votat e maxhorances, Kuvendi miratoi dhe shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të disa ndryshimeve në ligjin “Për dekoratat dhe titujt e nderit”, i propozuar nga deputete te maxhorances.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.