🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.81 ▼0.93%
ARI 4,029 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,961 ▲ +0.55% ETH $2,318 ▲ +0.86% XRP $1.3001 ▲ +1.44% SOL $100.3400 ▼ -0.11%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.81 ▼0.93 % ARI 4,029 ▼0.25 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.81 ▼0.93 % ARI 4,029 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi voton për presidentin e Kosovës – opozita në protesta

dNën tensione politike dhe protesta në rrugë, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot për presidentin e ri të vendit. Koalicioni qeverisës i përbërë nga dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, me mbështetjen e komuniteteve pakicë, pritet që përmes votës të vërtetojnë nëse i kandiduari kryesor për këtë post, Hashim Thaçi do të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës parasheh votim të fshehtë për zgjedhjen e presidentit në një afat jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që në rastin konkret, nënkupton datën 7 mars. Për nisjen e procedurës së votimit, duhet të ketë dy kandidatë për këtë post. Kësaj radhe, Partia Demokratike ka kandiduar liderin e saj Hashim Thaçi si dhe një zyrtar tjetër po nga kjo parti, Rafet Rama, i cili në këtë rast më shumë do të plotësojë procedurën ligjore e kushtetuese të kundër kandidatit.

Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. E në rast se asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë. Në rrethin e tretë, kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve (61 vota), zgjedhet President i Republikës së Kosovës. Nga të dy kandidatët, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi mbetet favorit i padiskutueshëm për postin e presidentit.

Megjithatë, zgjedhjen e tij po e kundërshton ashpër opozita e cila pakënaqësinë e vet është deklaruar se do ta shpreh brenda Kuvendit si edhe në rrugë përmes protestave. Po ashtu, Thaçin president, nuk po e mbështet as një grup prej 6 deri në 8 deputetë të Lidhjes Demokratike. Sidoqoftë, zgjedhja e Thaçit president, besohet se nuk do të vijë në diskutim, sidomos në rrethin e tretë, nëse sigurohet kuorumi prej 80 deputetëve të pranishëm në sallë për procedimin e votimit. Në rast se ndodhë dështimi i zgjedhjes së presidentit, Kushtetuta parasheh shpërndarjen e Kuvendit dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbaheshin brenda dyzet e pesë ditëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.