Lehtësia e papërballueshme e idiotësisë së policëve

Duke parë skenën e goditjes së Kliti Hotit, më shumë se dhuna, të habit lehtësia e papërballueshme e idiotësisë së atyre që e ushtrojnë.
Shefat kanë filluar t’i shesin vartësit njëri pas tjetrit. Është bërë keq puna. SPAK po heton. Prokuroria e Tiranës po heton. AMP po heton. Dhe hetimet janë si kaktusi, me shumë gjemba, dhe nuk shkel dot mbi të pa të hyrë gjemb në këmbë.
Shefat do thonë, si sot, që nuk kanë dhënë urdhër, se helbete shefat kanë dy gram tru më shumë dhe ca ndershmëri me pak se vartësit e tyre, dhe në fund vartësit do e hanë keq. Kur të përfundojnë nëpër procedime penale e ta shohin burgun nga afër, ato 2500 eurot që Rama ua hodhi si bakshish do t’i harxhojnë duke paguar avokatë e duke kërkuar ndonjë prokuror për kafe. Dhe do harxhojnë shumë më tepër se 2500 euro…
Do bëhen turpi i fëmijëve të vet, prindërve, vëllezërve e motrave, por mbi të gjitha do bëhën turpi i vetvetes. Jo domosdoshmërisht për mungesë morali, sepse këtë nuk ua shoh ta kenë për sa kohë i bien në qafë bashkëqytetarëve të vet, por do ndjehen keq para pasqyrës së vet për nivelin e idiotësisë që treguan duke vënë lirinë dhe të ardhmen e tyre në shërbim të politikës së ditës.
Rrahën, plagosën, qërruan sytë e thyen kockat e të rinjve dhe gazetarëve, për t’u braktisur nesër nga po ata shefa që sot i inkurajojnë. Nga ata shefa që u japin urdhër dhe fshehin dorën sepse kanë gjetur këta vartës idiotë, këta kokrra debilash, këta copa gomerësh! Ende nuk e kanë kuptuar se kujt po i shërbejnë dhe sa jetëshkurtër është mbrojtja që u ofron pushteti.
Vazhdoni, shkrepni armët, me atë lehtësinë e papërballueshme të idiotësisë që ju karakterizon, dhe vazhdoni të mos kuptoni që jeni vetëm para dretjësisë dhe se me çdo shkrepje, jo vetëm që do humbni vendin e punës dhe privilegjet, por do i lini lekët rrugëve për të shpëtuar nga burgu, dhe po ndodhi t’ju boshatiset xhepi para kohe, do bini në burg siç bie një kokërr bizeleje brenda një hinke.
Shkrime nga Dorian Matlia — të gjitha shkrimet e autorit në Opinion →



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.