🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Leka: Pas 40 ditësh protesta është pa frymë, Rama është i vetmi fitues

Analisti Martin Leka, i ftuar në ABC News, u shpreh se qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë në arenën ndërkombëtare nuk përbëjnë asgjë të re dhe nuk ndikojnë në uljen e ritmit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sipas Lekës, opozita nuk dëmton qeverinë, por veten e saj, ndërsa argumentoi se kritikat dhe denoncimet e saj në kancelaritë perëndimore nuk sjellin pasoja për ekzekutivin.

Analisti u ndal edhe te protestat, për të cilat tha se kanë humbur mbështetjen për shkak të agresivitetit, gjuhës së ashpër, përndjekjes ndaj figurave publike dhe politike, si edhe dhunës ndaj institucioneve.

Sipas tij, këto zhvillime i kanë hequr Berishës monopolin e të bërit opozitë, ndërsa i kanë dhënë qeverisë statusin e një qeverie demokratike normale në një vend demokratik normal. Leka u shpreh se protesta është drejt shuarjes dhe nuk prodhon më asgjë të re.

Ai tha se protagonistët e protestës vijojnë të përsërisin të njëjtat mesazhe, çdo natë, pa artikuluar asgjë të re. Në përfundim, analisti deklaroi se nga kjo përballje politike, sipas tij, i vetmi që del i fituar është kryeministri Edi Rama.

“Mendoj se narrativa e opozitës, për të folur në gjuhën e huaj kundër vendit të vet, nuk është ndonjë gjë e re dhe nuk besoj se do të ndikojë sa i takon ritmit të negociatave. Opozita nuk dëmton qeverinë, ajo dëmton veten e vet. Asgjë e keqe nuk i vjen qeverisë nga tam-tamet që bëjnë jo vetëm Sali Berisha vetë, por edhe të tjerë në kancelaritë perëndimore, sepse vetë Berisha dhe opozita e tij është i sanksionuar nga SHBA dhe Britania për një sërë veprash, të cilat tashmë i dimë.

Si në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar, qasjet e Berishës kundër qeverisë, nuk i japin asnjë kosto qeverisë, por kostot negative janë për përcjellësit e kësaj fryme, që është Sali Berisha. Kanë kaluar të 40 ditët e protestës dhe mendoj se agresiviteti, gjuha e ashpër, përndjekja ndaj figurave publike dhe politike dhe dhuna ndaj institucioneve i kanë hequr protestës qytetarinë, i kanë hequr Berishës monopolin e të bërit opozitë, i kanë dhënë qeverisë statusin e një qeverie demokratike normale në një vend demokratik normal.

Sado të mundohen aktorë të ndryshëm, të paguar ose jo nga padronët e tyre, unë mendoj se protesta është drejt shuarjes dhe nuk prodhon asgjë të re, sepse vetë dhuna verbale dhe politike, siç e kemi parë në të gjithë ata që kanë folur nuk kanë lënë asgjë për të treguar se mund të kalojnë qoftë dhe në një formacion të mundshëm politik, sepse janë si pula pa kokë dhe nuk merret vesh nga shkon. Protestë, me liderë dhe protagonistë, që thonë përnatë të njëjtat gjëra. Vetëm Edi Rama del i fituar nga kjo përballje.”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.