🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.23 ▼0.71%
ARI 4,125 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,879 ▼ -0.55% ETH $2,122 ▼ -1.16% XRP $1.0956 ▼ -1.9% SOL $86.1300 ▼ -2.14%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.23 ▼0.71 % ARI 4,125 ▲0.25 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.23 ▼0.71 % ARI 4,125 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Lëvizte i armatosur dhe me maskë, 23-vjeçari arrestohet nga policia, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

Një 23-vjeçar i cili lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete u arrestua nga policia. I riu nuk iu bind urdhrit të “bluve” për të ndaluar motomjetin që drejtonte. Sakaq, policia i sekuestroi 3 armë,1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, maska dhe motomjeti.

“Në pranga dhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Risku” “, thuhet në njoftim.

“Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi në fshatin Çekrezë, motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi, shtetasi A. K. nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me motomjet, me shpejtësi. Si rezultat i ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe janë vënë në pranga. Gjithashtu, është kryer kontroll në motomjet, ku janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 1 maskë. Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.