🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,140 ▲ +0.11% ETH $1,920 ▼ -0.03% XRP $1.0413 ▼ -0.12% SOL $77.2500 ▲ +1.31%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
roze

Lewis Hamilton zbulon momente të veçanta me Kim Kardashian

Romanca mes Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Piloti i Formula 1 ndau të premten në Instagram disa fotografi të rralla dhe të papublikuara më parë nga momentet që ka kaluar së fundmi me yllin e reality show-ve.

Në fotografitë e publikuara, çifti shfaqet duke kaluar kohë së bashku, ndërsa në një prej tyre Kardashian pozon pranë një qeni të racës Collie.

Një tjetër fotografi tregon themeluesen e Skims me një pallto të zezë dhe beretë, teksa bën shenjën e paqes. Në sfond shfaqet edhe aktorja Glenn Close, bashkë-ylli i Kardashian në serialin “All’s Fair”.

“Duke pushuar, duke marrë veten dhe duke rimbushur energjitë”, shkroi Hamilton krahas albumit fotografik.

Postimi i ri vjen vetëm pak javë pasi Lewis publikoi fotografi nga një tjetër udhëtim me Kardashian dhe katër fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin Kanye West.

“Mbajini pranë njerëzit tuaj”, shkroi Hamilton në atë kohë. Kardashian e pëlqeu postimin dhe komentoi me një emoji zemre, ndërsa më pas publikoi edhe ajo disa momente nga i njëjti udhëtim.

Hamilton dhe Kardashian njihen prej më shumë se një dekade, por lidhja e tyre romantike besohet se ka nisur në fillim të këtij viti.

Dyshja u pa së bashku pasi mori pjesë në festën e Vitit të Ri të organizuar nga Kate Hudson në Aspen të Kolorados. Më pas, ata u fotografuan në Paris dhe Londër, përpara se të shfaqeshin publikisht si çift në Super Bowl, në muajin shkurt.

Në qershor, Hamilton e bëri lidhjen e tyre edhe më publike, duke ndarë një video nga një udhëtim në Tokio me Kardashian. Po atë muaj, gjatë Çmimit të Madh të Monakos, ai iu referua hapur Kardashian si “e dashura ime”.

“Është fantastike që ajo ka ardhur këtë fundjavë. Nuk di çfarë tjetër të them. Është fantastike të kesh njerëz të mirë pranë vetes dhe njerëz që të mbështesin. Ajo e bën këtë për mua çdo ditë”, deklaroi Hamilton në atë kohë.

Gjatë fundjavës së garës në Monako, Hamilton u fotografua gjithashtu duke i dërguar një puthje Kardashian pasi përfundoi i dyti në garë. Kamerat kapën edhe një moment intim mes tyre, teksa dyshja shkëmbeu puthje larg syve të publikut.

Me fotografitë e fundit, Hamilton dhe Kardashian duket se po e bëjnë gjithnjë e më të dukshme marrëdhënien e tyre, ndërsa fansat po ndjekin me interes çdo paraqitje të çiftit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.