☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

LIBAN – Katër të vrarë nga një sulm izraelit në jug të vendit

BEJRUT, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Katër persona, mes tyre tre gra, u vranë sot në një sulm izraelit me dron në jug të Libanit, njoftuan mediat shtetërore libaneze, pavarësisht armëpushimit që është në fuqi mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve, viktimat ndodheshin në një automjet që u godit në zonën e Nabatieh al-Fawqa. Mes të vrarëve ishin drejtoresha e një shkolle, nëna e saj, një punëtore shtëpiake e huaj dhe një punëtor sirian.

Autoritetet lokale thanë se familja po kthehej pasi kishte inspektuar shtëpinë e saj në zonë, kur automjeti u godit nga droni izraelit.

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme të herëpashershme në jug të Libanit, veçanërisht në rajonin e Nabatieh, edhe pas armëpushimit të arritur rreth dy javë më parë. Ushtria izraelite ka deklaruar se objektivat e saj janë pozicionet dhe anëtarët e Hezbollahut.

Nga ana tjetër, si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar muajin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani, hyri në fuqi më 21 qershor dhe synon t’i japë fund konfliktit në Liban. Më pas, Libani dhe Izraeli ranë dakord edhe për një kuadër të mbështetur nga SHBA-ja për të hapur rrugën drejt një paqeje të përhershme.

Ky plan parashikon çarmatimin e Hezbollahut, tërheqjen graduale të forcave izraelite nga jugu i Libanit dhe vendosjen e ushtrisë libaneze në ato zona. Megjithatë, Hezbollahu e ka refuzuar këtë marrëveshje, ndërsa nuk është përcaktuar një afat për tërheqjen e Izraelit.

Presidenti libanez, Joseph Aoun, deklaroi se prania e forcave izraelite po pengon vendosjen e ushtrisë libaneze në jug të vendit dhe bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit që të tërhiqet. Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ushtria izraelite do të qëndrojë në zonë për aq kohë sa ta konsiderojë të nevojshme për sigurinë e banorëve të veriut të Izraelit.

Sipas autoriteteve libaneze, sulmet izraelite që nga 2 marsi kanë shkaktuar rreth 4 300 viktima, ndërsa konflikti ka zhvendosur mbi një milion njerëz. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 640 mijë banorë janë rikthyer në shtëpitë e tyre që prej 22 qershorit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.