🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Licia Albanese, sopranoja arbëreshe një nga divat e operës së shekullit të 20-të

Më 30 korrik të 1909 lindi në Bari, artistja arbëreshe me famë botërore, Licia Albanese.

Në vitin 1934, ajo debutoi në Teatrin “Alla Scala”, në Milano, si zëvendësuese në operan Madame Butterfly të Xhakomo Puçinit (Giacomo Puccini). Shumë shpejt arriti një sukses të madh në të gjithë botën, veçanërisht për shfaqjet e saj në Carmen, L’amico Fritz dhe Madama Butterfly në Itali, Francë dhe Angli.

Licia Albanese bëri debutimin e saj në “The Metropolitan Museum of Art” në Nju-Jork më 9 shkurt 1940. Një rol që do ta luante më shumë se 300 herë përgjatë gjithë karrierës së saj. Në kohën e debutimit të saj në teatrin Metropolitan, ajo ishte ende vetëm 26 vjeçe, me një shtat të vogël, por me një zotërim të sigurt të skenës dhe një mjeshtëri të metodës italiane të nuancave tekstuale. Ajo u shqua për aftësinë teknike të të kënduarit dhe talentin e saj në aktrim, duke paraqitur një përgatitje të lartë për skenën lirike.

Licia Albanese u shfaq në një sërë operash, por më së shumti ishte e lidhur me ato të kompozitorëve italianë Xhakomo Puçini (Giacomo Puccini) dhe Xhuzepe Verdi (Giuseppe Verdi). Rolet e saj më të njohura përfshinin geishën e dënuar Cio-Cio-San në “Madama Butterfly” të Puçinit, Mimi një figurë delikate pariziene në “La Boheme” po të Puçinit dhe kurtizanen e sëmurë Violeta në “La Traviata” të Verdit.

Albanese këndoi përkrah shumë tenorëve të mëdhenj të kohës së saj, duke përfshirë Franco Correlli, Beniamino Gigli, Tito Schipa, Jussi Bjorling dhe Giacinto Prandelli dhe ishte e preferuara e dirigjentit të njohur Arturo Toscanini.

Në vitin 1974 Albanese themeloi “Licia Albanese-Puccini Foundation”, për të mbështetur artistët dhe këngëtarët e rinj. Në karrierën e saj të gjatë, Lucia Albanese ka marrë disa nga nderimet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më 5 tetor 1995, Presidenti Bill Klinton (Bill Clinton) i akordoi asaj Medaljen Kombëtare të Arteve, ndërsa pesë vjet më vonë, në vitin 2000 kryebashkiaku Rudolf Xhuliani (Rudolph Giuliani) i dha asaj medaljen Handel, nderimi më i lartë dhënë nga qyteti i Nju-Jorkut, për kontributin e saj në jetën kulturore të qytetit. Ajo ndërroi jetë më 5 gusht të vitit 2014, në moshën 105-vjeçare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.