🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.13 ▲0.47%
ARI 4,454 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,262 ▲ +1.4% ETH $1,900 ▲ +0.3% XRP $0.9969 ▼ -0.11% SOL $76.1500 ▲ +1.29%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.13 ▲0.47 % ARI 4,454 ▼0.45 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.13 ▲0.47 % ARI 4,454 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Ligji për lojërat e fatit, kërkohet heqja e ndalesës për reklamim në media

Ndalimi i reklamimit në media ishte një nga çështjet më të kontestuara gjatë debatit publik për Propozim-ligjin për lojërat e fatit.

Përfaqësuesit e industrisë dhe të mediave argumentuan se reklamimi i operatorëve të licencuar nuk duhet të ndalohet plotësisht, pasi kjo mund të favorizojë tregun ilegal dhe të kufizojë informimin e publikut për shërbimet legale.

“Nëse shteti jep mundësi të rregullohen lojërat e fatit, për kompani të caktuara, përfshirë edhe lotarinë shtetërore, do të ishte mirë që ato kompani të munden që prodhimet dhe shërbimet t’i reklamojnë. Për këtë arsye do të propozoja të hiqet ajo ndalesë e rreptë dhe do të ishte mjaftueshëm që në nenin 22 nga ligji i propozuar, të fshihen pikat 5 dhe 7 në paragrafin 1” – theksoi drejtori i Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, Aleksandar Klimovski.

Përfaqësuesja e Asociacionit të Mediave Kombëtare Private, Snezhana Llupevska, vlerëson se kjo çështje mund të rregullohet sikur në pjesën e reklamimit të ilaçeve, pra të sqarohen pasojat eventuale të lojërave të fatit, por jo të hiqen plotësisht.

“Të vendoset detyrimisht mohim përgjegjësie (disclaimer) që e vendosim njësoj edhe të ilaçet që i reklamojmë, pra se është e ndaluar nën 18 vite, ose nëse ligji e lejon një kufi tjetër siç është mosha 16, ndoshta në të të sqarohen pasojat e dëmshme nga lojërat e fatit. Nëse tërësisht hiqet reklamimi unë pajtohem se mund të paraqitet mundësia për bixhoz në të zezë…Në emër të AMM-së vlerësoj se reklamimi i rregulluesve të lojërave të fatit, veçanërisht të lotarisë shtetërore, nuk duhet të hiqet”- tha përfaqësuesja e Asociacionit të mediave kombëtare private MMA.

Ligji u kundërshtua edhe në pjesën e distancës minimale prej 500 metrash nga shkollat, kufizimet për reklamimin me ndriçim, si dhe taksat e larta për kompanitë private. Por ministrja e Financave, arsyeton se me këtë ligj, qeveria ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

“Ligji i propozuar ka disa qëllime të definuara qartë, mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të rinjtë, ulje e ekonomisë gri, përforcimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes, pengim të larjes së parave dhe keqpërdorimet financiare” deklaroi, ministrja e financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.

Por organizatorët e lojërave të fatit nuk pajtohen, thonë se masat mund të çojnë në mbylljen e kompanive legale, rritjen e tregut gri dhe në disa raste bien ndesh me Kushtetutën. /Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.