LIVE – SPAK dhe Antimafia e Barit në konferencë të përbashkët për operacionin e madh
SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, 26 maj, një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme dhe pastrim parash.
Aktualisht, përfaqësues të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion dhe Antimafies së Barit po mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke ndarë detaje të operacionit…
Gazetarja e kronikës në Klan News, Glidona Daci raportoi më herët se gjatë aksionit të SPAK në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 1 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”, deri më tani 4 masa sigurie janë ekzekutuar.
Anëtarët e grupit kriminal janë arrestuar nga autoritetet e huaja, kryesisht në Itali, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese. Ata dyshohen për veprën penale “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndaj tyre rëndojnë edhe akuza të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal të organizuar. Sipas gazetares Daci, kreu i grupit kriminal dyshohet të jetë shtetasi I.G.
Grupi kriminal u zbulua pas vrasjes së një 26-vjeçari italian (berber) në prill 2025, për të cilin drejtësia e vendit fqinj kishte shpallur në kërkim I.G. së bashku me 3 persona të tjerë. Sipas autoriteteve italiane ata ishin të përfshirë në vrasje, I.G. ka qenë i arrestuar në Hungari për llogari të italianëve.
Sipas mediave italiane 26-vjeçari Francesco Diviesti, parukier nga Barletta, ishte zhdukur mbrëmjen e 25 prillit të vitit 2025, pasi kishte dalë nga shtëpia rreth orës 20:30.
Herën e fundit 26-vjeçari ishte parë brenda berberhanes ku punonte së bashku me të atin, kamerat e dyqanit e kishin kapur teksa hynte në lokal dhe linte monopatinën e tij. Që nga ai moment, gjurmët e të riut humbën plotësisht.
Trupi i 26-vjeçarit u gjet katër ditë më vonë, nga agjentët e Policisë së Shtetit në një rrënojë në zonat rurale midis Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, në zonën e quajtur “Femmina morta”. Kufoma ishte pjesërisht e djegur (gjysmë-karbonizuar).
Kurse, E.K, i njohur edhe me nofkën “Bishnja” është personi që dyshohet se pastronte parat në Shqipëri. Në vendin tonë një episod i pastrimit të parave ka të bëj me 700 mijë eurot që u sekuestruan në Muriqan një vit më parë.
Që fillimisht u hetuan nga Shkodra dhe me pas çështja i kaloi SPAK sepse hetimet treguan që këto para ishin të lidhura me ketë grup kriminal. Në vendin tonë janë 10 masa sigurie që kanë të bëjnë me pastrimin e parave
/tvklan.al




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.