Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 83.94 ▲0.24%
ARI 4,456 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,192 ▲ +0.83% ETH $1,898 ▼ -0.44% XRP $0.9962 ▼ -0.55% SOL $75.8500 ▲ +0.11%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 83.94 ▲0.24 % ARI 4,456 ▼0.4 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 83.94 ▲0.24 % ARI 4,456 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Sporti

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, organizohet ceremonia e dorëzimit të flamurit

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, organizoi sot ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event me 70 sportistë, një nga delegacionet më të mëdha shqiptare në këtë kompeticion.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, vlerësoi mbështetjen e madhe që sporti shqiptar ka marrë vitet e fundit dhe rezultatet që kanë ardhur si pjesë e këtij zhvillimi. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vuri në dukej rëndësinë e një mbështetjeje edhe më të madhe dhe të qëndrueshme për sportin shqiptar.

Lojërat Mesdhetare do të zhvillojnë edicionin e 20-të në Taranto, nga 21 gushti deri më 3 shtator. Për herë të dytë të radhazi, pas “Oran 2022”, këto lojëra do të transmetohen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Shqipëria do të marrë pjesë me 70 sportistë në 16 disiplina sportive. Në lojërat kolektive prezantohet me futbollin, ku kuqezinjtë e Alban Bushit janë në grup me Italinë, Kosovën dhe Algjerinë. Atletika vjen me emra prestigjiozë si Markelio Mema e Xhipsi Moreno në hedhje çekiçi, si dhe Franko Burraj në 200 e 400 metra. Pa harruar dy nënkampionët e Europës për vitin 2026 në mundje, Zelimkan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilëve u shtohet dhe kampioni i Europës dhe nënkampioni i Botës për vitin 2025, Shermen Valiev. Në peshëngritje, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj përkrahen nga të rinjtë e talentuar si Enkilejda Carja dhe Ertian Kofsha. Rikthehet në gjimnastikë artistike Matvei Petrov.

Në boks Alban Beqiri, Amar Koçi dhe Arion Zeneli premtojnë shumë, sikurse Kampioni i Ballkanit në xhudo, Indrid Çullhaj, apo dhe Orges Arifi e Melos Gashi në Karate. Pa lënë mënjanë Ernest Merdanajn në taekuondo e Henri Rrufën e Manjola Koninin në qitje. Për herë të parë në këto Lojëra, Shqipëria do të jetë në not zhytje, skermë e triatlon. Në not pritet shumë nga dy talente si Arla Dermishi e Luna Djarmati.

Në historinë e pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare, kjo nga Latakia 1987, Shqipëria ka marrë 49 medalje, prej të cilave 11 të arta, 19 të argjendta dhe 19 të bronzta. Dhe pas katër vitesh, së bashku me Kosovën, edhe Shqipëria do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.