☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,717 ▼0.18%
DOW 53,577 ▲0.01%
NASDAQ 26,434 ▼0.4%
NAFTA 83.07 ▼0.55%
ARI 4,534 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,905 ▼ -3.13% ETH $2,442 ▼ -3.35% XRP $1.3990 ▼ -4.93% SOL $105.4000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 % S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

LSDM: Riorganizimi i Qeverisë është rigrupim i njerëzve që e kanë udhëhequr vendin në krizë për dy vite

Nga LSDM në lidhje me riorganizimin e Qeverisë thonë se nuk është riorganizim që mbart përgjegjësi, por një rigrupim i njerëzve që e kanë udhëhequr vendin në krizë për dy vjet.

Nga partia në opozitë thonë se ekonomia po fundoset, buxheti është bosh, rruga evropiane është e bllokuar dhe qytetarët përballen me rritje të përditshme të çmimeve.

“Në vend që të përballet me dështimet e veta, Mickoski po bën spektakël në Kuvend. Së pari me Kodin Zgjedhor, tani me riorganizimin. Në vend që të pranojë se nuk ka para dhe se nuk mund ta zgjasë mandatin e tij, ai po përpiqet të krijojë përshtypjen e aktivitetit. Është veçanërisht cinike që një pjesë e shumicës qeverisëse po merret me fyerje ndaj deputetëve të opozitës”.

“Mickoski gjithashtu po merr pjesë drejtpërdrejt në këtë. Bashkëpunëtori i tij i parë, Ivan Stoilkovic, si përfaqësues i “botës serbe”, udhëheq në fyerje, madje duke i mallkuar hapur deputetët e opozitës në Kuvend. Duke vepruar kështu, ata poshtërojnë institucionin më të lartë në shtet, dhe bashkë me të edhe qytetarët. Kjo nuk është forcë, por dobësi”.

“Mickoski dëshiron zgjedhje të parakohshme. Ai nuk mund t’i fshehë më dështimet e tij. Por i duhet një alibi. Ai tashmë ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, kështu që tani po kryen riorganizim, dhe paralelisht po krijon kaos në Kuvend në mënyrë që të ketë një arsye për t’i thirrur ato”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.