🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Lunaçek kërkon nga pesëshja refuzues e BE’së ta njohë Kosovën

bRaportuesja për Kosovën në Parlamentin e Bashkimit Europian dhe nënkryetarja e këtij institucioni, Ulrike Lunaçek, u ka bërë thirrje pesë anëtarëve të BE-së, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që sa më shpejtë ta bëjnë këtë, në mënyrë që të ketë një qëndrim zyrtar të qartë ndaj Prishtinës zyrtare nga Unioni Eropian.

Lunaçek këto deklarime i ka bërë dje, e mërkurë, kur Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian miratoi një rezolutë për Serbinë dhe Kosovën, duke përshëndetur hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë dhe progresit të BE-së në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Rezoluta e propozuar nga raportuesi për Serbinë në PE, David McAllister është mbështetur nga 50 deputetë, ndërsa dy ishin kundër dhe kishte katër abstenime.

Sipas McAllister, Serbia ka bërë përparim të ndjeshëm në rrugën e saj drejt BE-së dhe hapjen e kapitujve të parë negociues.

“Përpara Serbisë ka ende shumë punë, por Beogradi mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian”, tha McAllister, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.