🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,943 ▲ +0.16% ETH $2,236 ▼ -0.07% XRP $1.1585 ▼ -0.49% SOL $89.5700 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Ma vinte dorën…”/ Babai i 21-vjeçares në Korçë: Mjeku e ka ngacmuar vazhdimisht – Tv Klan

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Korçës mëngjesin e kësaj të hëne, 11 maj, ku një kirurg 72-vjeçar është arrestuar nga policia për ngacmim seksual ndaj një vajze 21-vjeçare, ka folur babai i kësaj të fundit.

Ai ka thënë për mediat se prej vitesh jetonte bashkë me familjen jashtë shtetit. Vajza kishte qenë sëmurë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, ku dhe sipas analizave i thanë që duhet të operohej nga apandesiti.

Ai shton se pas operacionit, kirurgu u kishte thënë se vajza duhej që të mjekohej edhe nga infeksioni.

“Kam dy javë që kam ardhur nga jashtë shtetit. Çupa po ankohej nga stomaku, kishte edhe të vjella, shkova në farmaci i mora disa ilaçe, por nuk kishte përmirësim. Më pas e mori mamaja dhe e çoi në spital. Bëmë analizat, bëmë ekon dhe i doli që kishte apandesit. Duhet ta bënim operacion, por çupa kishte pirë ujë atë ditë dhe nuk e bënim dot operacion. E lamë më 7 në mëngjes. E bëmë operacionin, doli operacioni shumë mirë dhe më pas e lamë tek dhoma atje. Mjeku tha ka edhe infeksion, do ta mjekojmë edhe nga infeksioni. Mirë, i thamë. Në prezencë të mamasë sime ai kishte bërë veprime të tjera, që i nxori çupa tani, në fund”, tregon babai i vajzës.

Më tej ai shton se vajza i ka treguar që për dy ditë, gjatë qëndrimi në spital është ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nga mjeku. Ai shton se tani ajo ndodhet në shtëpi, e ngarkuar emocionalisht për këtë ngjarje, të cilën nuk e kishte menduar ndonjëherë.

“Çupa më ka treguar që ai ma vinte dorën kështu…ma aplikonte ai kremin. Aty kishte agravuar çupa dhe mbrëmë kishte tentuar edhe që ta puthte. Kur hynte në dhomë, që aplikonte kremin  i thoshte nënës ‘mos shiko ti këtej’. Vajza thotë që e ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur. Po nuk të thoja se kisha frikë mos bëje sherr. Ditën e fundit e mora vesh unë. Lajmërova policinë. Gjendja e vajzës është shumë e shqetësuar, sepse nuk ia priste mendja. Ne kemi shumë vite që jetojmë jashtë dhe nuk na i priste mendja që në vitin 2026 të ketë akoma njerëz në këtë vend që bëjnë këto gjera, pedofilë. Pres nga drejtësia që të bëjë maksimumin, sepse ai person me sa mora vesh unë ka bërë edhe shumë raste të tjera”, shton babai i 21-vjeçares.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.