☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.19 ▲1.17%
ARI 4,016 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.09% ETH $2,247 ▼ -3.49% XRP $1.2609 ▼ -3.16% SOL $98.3100 ▼ -2.27%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.19 ▲1.17 % ARI 4,016 ▼0.39 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.19 ▲1.17 % ARI 4,016 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

MADRID – Spanja rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-në

MADRID, 8 korrik /ATSH-ANSA/ – Ne ruajmë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në, thanë burime spanjolle, që shtuan se ”Spanja i pret qetësisht fjalët e manjatit”.

“Spanja i pret këto deklarata, të bëra nga Donald Trump gjatë samitit të NATO-s në Ankara, qetësisht dhe normalisht. Vendi ynë mban një marrëdhënie të mrekullueshme sociale, kulturore dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara, dhe qëllimi ynë është që kjo të mos ndryshojë”, cituan ”El Pais” dhe transmetuesi publik TVE, fjalët e burimeve spanjolle, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump e etiketoi përsëri Madridin një “partner të tmerrshëm” të Aleancës Atlantike për refuzimin e tij të përsëritur për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Spanjës gjatë samitit të NATO-s në Ankara, duke kërcënuar se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me këtë vend për shkak të shpenzimeve të ulëta në mbrojtje dhe qëndrimit të Madridit ndaj Iranit.

“Spanja është një rast i humbur. Nuk duam të bëjmë më asnjë biznes tregtar me Spanjën”, deklaroi Trump para gazetarëve.

Ai e cilësoi Spanjën si “një partnere të tmerrshme në NATO”, duke shtuar se “nuk merr pjesë siç duhet dhe nuk paguan mjaftueshëm”.

Presidenti amerikan kërkoi madje ndërprerjen e çdo forme tregtie dhe vizitash me Spanjën.

Presidenti Trump ka shprehur prej kohësh pakënaqësi ndaj disa aleatëve evropianë për nivelin e ulët të investimeve në mbrojtje, por kritikat ndaj Spanjës janë veçanërisht të forta.

Një nga arsyet kryesore është refuzimi i Madridit për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake amerikane në jug të vendit për operacione kundër Iranit.

Presidenti amerikan tha se do t’i paraqesë këto shqetësime edhe gjatë takimeve me liderët e NATO-s në Ankara.

Ai theksoi se mbetet “shumë i zemëruar” me disa aleatë për ndarjen e pabarabartë të barrës së mbrojtjes dhe për mungesën e mbështetjes ndaj politikës amerikane për Iranin./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.