☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,067 ▼ -0.96% ETH $2,385 ▼ -1.01% XRP $1.2937 ▼ -2.05% SOL $102.8100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë, Peter Magyar ka njoftuar se vendi i tij do të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe do të

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë, Peter Magyar ka njoftuar se vendi i tij do të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe do të ekzekutojë urdhër-arrestet e lëshuara nga organi i pavarur gjyqësor, përfshirë atë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri në largim Viktor Orban njoftoi vitin e kaluar se Hungaria po tërhiqej nga GJPN-ja pasi mirëpriti Netanyahun në Budapest. Ky vendim do të hynte në fuqi më 2 qershor 2026.

Pas fitores së tij, Magyar njoftoi menjëherë se Hungaria do të kthehej në GJPN. Megjithatë, sipas një raporti izraelit mbi bisedën e tij telefonike me Netanyahun, ai e ftoi atë në Budapest më 23 tetor, për 70-vjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër sovjetikëve.Kur u pyet nga një gazetar për këtë kontradiktë, Magjari sqaroi se kishte ftuar të gjithë udhëheqësit me të cilët foli në telefon.“Nëse një vend është anëtar i GJPN-së dhe një person i kërkuar kalon nëpër territorin e tij, atëherë ai duhet të ndalohet”, tha ai pas takimit të parë të grupit të tij parlamentar.

“Nuk kam nevojë të them gjithçka në telefon. E marr si të mirëqenë që çdo kryetar shteti i njeh këto ligje”, shtoi ai.Mayar njoftoi gjithashtu se seanca e parë e parlamentit të ri do të mbahet në fundjavën e 9-10 majit, kur ai do të betohet gjithashtu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.