☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Rajoni

MALI I ZI – Gjeloshaj: ”Forumi Shqiptar” mbështet programin e kryeministrit të ardhshëm Spajiç

”Forumi Shqiptar” ka vendosur të mbështesë parimet programore të mandatarit për kryeminstër, Millojko Spajiç për formimin e qeverisë  duke pranuar edhe pjesëmarrjen në të, shkruan në faqen e tij në Facebook, kryetari i komunës së Tuzit dhe i ”Alternativës Shqiptare”, Nik Gjeloshaj.

”Si subjekti politik më i madh i shqiptarëve në Malin e Zi, ‘Forumi Shqiptar’ në këtë mënyrë synon ta vërtetojë përkushtimin programor të të gjithë subjekteve që e përbëjnë, se shqiptarët në Malin e Zi të jenë partner i vërtetë i të gjithë forcave demokratike pro perëndimore në Malin e Zi në rrugën e tij evropiane dhe euroatlantike”, thekson ai.

”Marrja e vendimit të këtillë është lehtësuar me frymën demokratike pro perëndimore të vetë parimeve programore të mandatarit Spajiç, veçanërisht atyre që flasin për vendosmërinë për të qëndruar në rrugën drejt hyrjes në BE, me gatishmëri për harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Malit të Zi me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, si dhe që Mali i Zi të jetë vend anëtar i besueshëm i Aleancës NATO dhe që të vazhdojë bashkëpunimin miqësor me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Republikën e Kosovës”, thekson Gjeloshaj.

”Për të arritur të gjitha të sipërpërmendurat, ‘Forumi Shqiptar’ është i gatshëm për bashkëpunim edhe me subjektet me të cilët, në procese demokratike të deritanishme, ka pas dallime, por të cilat dallime i ka zbutur koha dhe ka bërë që të kuptohet domosdoshmëria e veprimit të përbashkët drejt forcimit dhe kultivimit të mëtejshëm të bashkëjetesës në Malin e Zi demokratik, të pavarur dhe sovran.  Kjo konfirmohet edhe me nënshkrime të të gjithë subjekteve që japin mbështetje Qeverisë së ardhshme për Marrëveshjen e propozuar, përkushtimet programore e të cilës janë kompatibile edhe me qëllimet programore të ‘Forumit Shqiptar”, përfundon Gjeloshaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.