☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.07 ▼2.55%
ARI 4,325 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,021 ▼ -2.54% ETH $1,733 ▼ -3.26% XRP $1.1698 ▼ -3.62% SOL $71.2000 ▼ -3.17%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.07 ▼2.55 % ARI 4,325 ▼1.28 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.07 ▼2.55 % ARI 4,325 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Mandati i Halimit, dy gra dorëhiqen për t’i hapur rrugën Astrit Veliajt?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, pritet të marrë sërish mandatin e deputetit. I renditur i dyti në listën e qarkut të Beratit nga PD, Veliaj pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Eduard Halimit.

Por në qarkun e Beratit, ashtu si në disa qarqe të tjera, Partia Demokratike është gjobitur nga KQZ për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore në lista, duke mos përfshirë asnjë femër në tre emrat kryesues të listës së kandidatëve. Nisur nga ky penalitet i vendosur nga KQZ, demokratëve u hiqet e drejta që mandatin ta marrë deputeti i dytë në listë, Astrit Veliaj.

Mandati i deputetit, në rast të penaliteteve për mosrespektim të kuotës gjinore, i kalon kandidates femër, të vendosur më lart në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë. Megjithatë, burime të sigurta nga Partia Demokratike konfirmojnë për “Panorama”, se do të jetë Astrit Veliaj, ai që do të zërë vendin e lënë bosh në Parlament nga Halimi.

I kontaktuar nga “Panorama”, ish-deputeti Astrit Veliaj ka theksuar se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, ka deklaruar Veliaj.

LISTA

Kreu i PD Lulzim Basha, në listën e Beratit ka vendosur të kandidojnë dy femra, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Nisur nga vendimmarrjet e mëparshme të KQZ-së, mandati i deputetit të lënë nga Eduard Halimi, i kalon psikologes së renditur e gjashta në listë, Juvina Janit.

Por vetë Jani, në një prononcim për “Panorama”, ka konfirmuar se do ta refuzojë mandatin e deputetit për arsye personale. Jani ka pohuar se është kontaktuar nga kreu i PD, Basha, dhe se i ka shpjeguar edhe atij arsyet e heqjes dorë nga mandati.

“Kam pasur kontakte me z.Basha, lidhur me mandatin e deputetit në qarkun e Beratit. Kreu i PD më ka shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit, por unë kam vendosur të mos e pranoj këtë mandat. Arsyet janë personale. Im bir do të duhet të bëjë një ndërhyrje shumë të rëndësishme kirurgjikale në javët e ardhshme dhe unë si nënë do t’i qëndroj pranë. Nuk do të doja të lija pa ligjvënës Beratin për një kohë të gjatë, ndaj edhe kam vendosur të mos e pranoj mandatin e lënë nga zoti Halimi”, ka deklaruar për “Panorama”, Jani.

Përballë një vendimmarrjeje të tillë, KQZ do t’ia kalojë mandatin kandidates Monika Qosja, e cila renditet e shtata në listën e demokratëve në Berat.

“Panorama” kontaktoi edhe me zonjën Monika Qosja, e cila mohoi të ketë pasur kontakte me drejtues të lartë politikë të PD. Qosja theksoi se nuk ka një vendimmarrje për të lënë mandatin, duke shtuar se nëse KQZ do të kishte një vendimmarrje pro saj, do të ndihej e vlerësuar.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtues të lartë politikë të PD. Jam njohur vetëm përmes medias me zhvillimet e fundit. Aktualisht nuk kam një informim të saktë lidhur me këtë çështje. Nëse KQZ do të më japë mandatin e deputetit, unë do të ndihesha e vlerësuar”, deklaroi për “Panorama”, kandidatja e renditur e shtata në listën e PD-së në Berat.

Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t’i kalojë ish-deputetit Astrit Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.