🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

MANILA – Rubio: SHBA-ja e gatshme për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

– Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të gatshme të luajnë një rol konstruktiv, për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë, pas takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në kuadër të takimit të ASEAN-it në Manila, sipas “Reuters”.

Pas bisedimeve, Rubio tha se presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojnë në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje, për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti “një luftë të pakuptimtë”, nëse krijohet mundësia.

Ai tha se Uashingtoni ia ka përcjellë këtë mesazh Moskës, por nuk dha detaje mbi qëndrimin e Rusisë gjatë takimit.

Rubio e përshkroi takimin me Lavrov si “të mirë dhe të sinqertë”, por refuzoi të zbulojë çfarë u diskutua konkretisht.

Nga ana e tij, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se Lavrov rikonfirmoi gatishmërinë e Moskës për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit.

Sipas palës ruse, ai i tha Rubios se Rusia mbetet e angazhuar ndaj propozimeve të diskutuara nga Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit të tyre në Alaskë në gusht 2025.

Rubio theksoi se lufta ka shkaktuar pasoja të rënda, duke përmendur viktimat civile dhe sulmet ruse ndaj Kievit.

Ai tha se si Rusia, ashtu edhe Ukraina kanë interes për t’i dhënë fund luftës, por sfida kryesore mbetet gjetja e një marrëveshjeje, që të jetë e pranueshme për të dyja palët. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.