☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.57% ETH $2,274 ▼ -3.76% XRP $1.2564 ▼ -5.64% SOL $97.3700 ▼ -5.01%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Manipulimi i mediave të Ramës me “Kuvendin Kombëtar” të protestës

Top Channel me dy kronika për incidente dhe sherr mes protestuesve

Të gjitha mediat e regjimit që kanë prej afro 50 ditësh që parashikojnë fundin, dështimin, perçarjen e protestës; sot janë barikaduar për të pompuar të njëjtën ngjarje: incidentet mes organizatorëve. Në fakt, këtë të shtunë në mesditë, disa nga pjesëmarrësit e rregullt në ato protesta, që në ditën e tyre më të mirë mblodhën në bulevard dhjetëra mijëra njerëz, u tubuan në Hotel Tiranë në një organizim që e vetëquajtën ‘Kuvendi Kombëtar qytetar’. Aty, ata jo vetëm që nuk kishin mandatin e të gjithë qytetarëve që kanë protestuar me moton “Ju erdhi fundi”, por nuk arritën të bënin bashkë edhe gjithë grupimet e larmishme të organizatorëve.

Por në mediat e regjimit këtij evenimenti Iu dha një hapësirë e madhe. Në fakt, jo si një përpjekje për organizim, por si një shkak për të demostruar se protesta po përçahet. Kështu televizioni kombëtar Top Channel, i kushtoi këtij evenimenti 2 kronika, ku binte në sy fjalia: “Kuvendi Kombëtar i protestës mbajti sot ditën e parë të punimeve, që u shoqërua nga disa episode tensionesh dhe përplasjesh”. Madje në një kronikë të veçantë iu kushtua rëndësi edhe një ish-deputeti qesharak si Selami Jenisheri. Për Topin incidenti me të qe një lajm me rëndësi kombëtare prandaj raportoi: “Në një prej tyre ishte protagonist ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Ky i fundit u fut në sallë dhe u ul në karriget e para, ku ishin pozicionuar organizatorët. Pas pak çastesh, rojat e sigurisë hynë në sallë dhe e nxorën jashtë, por vetëm për momentin, pasi më pas Jenisheri u bind dhe u ul në fund të sallës duke dëgjuar”.

Të njëjtin lajm e konsideroi me rëndësi të veçante edhe Gazeta Tema, që e nxori në ballë të faqes. Ndërsa Report TV dhe Shqiptarja.com i kushtuan minuta dhe rreshta të tëra ngjarjes duke konstatuar: “Vetëm sherr dhe akuza mes pjesëmarrësve dhe ende të paqartë si bie Rama”. Edhe për Dritare.net interesant ishte titulli: “Nis Kuvendi i Parë Kombëtar Qytetar, tensione gjatë mbledhjes”.

Po t’i ndiqje me vëmendje dukej sikur ky tubim, nuk qe një shkëmbim normal mes njerëzish të lirë për të kuvenduar, por paraqitej si një produkt që rridhte nga vullneti i mbi 100 mijë protestuesve që kishin zgjedhur një përfaqësi që po prodhonte tensione dhe përçarje. Kaq mjafton për të kuptuar se kush qëndron pas gjithë këtij skenari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.