☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.05 ▼0.7%
ARI 4,024 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,746 ▼ -0.49% ETH $2,306 ▼ -0.64% XRP $1.2974 ▲ +0.75% SOL $99.8600 ▼ -1.23%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.05 ▼0.7 % ARI 4,024 ▼0.37 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.05 ▼0.7 % ARI 4,024 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Maqedoni- Pullë postare me portretin e Faik Konicës

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, ka promovuar pullën postare me portretin e Faik Konicës, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes.

Në ceremoninë e promovimit, që u zhvillua në kuadër të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 10-vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i shoqëruar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri, drejtori i e ITSHKSH-së, Skënder Asani Asani, drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Zëvendëskryeministri Lika, e uroi drejtorin e ITSHKSH-së, Skënder Asani Asani dhe punëtorët shkencorë të Institutit për punën e bërë dhe angazhimin ambicioz në afirmimin e gjuhës, historisë, traditës e kulturës shqiptare në Maqedoni.

Ai theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit institucional në drejtim të zgjidhjes së të gjitha problemeve të hapura.

Akademik Luan Starova, mbajti një ligjëratë rreth jetës dhe veprës së një prej mendjeve më të ndritura shqiptare të të gjitha kohërave, Faik Konica.

Autore e kësaj pulle postare, me një tirazh prej 6 mijë kopje,  është Larisa Zhivkovska-Donev nga Byroja e Filatelisë. Pjesë e promovimit ishin edhe pullat postare me figurat e tjera kombëtare shqiptare të ekspozuara në sallën e Institutit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.