🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,100 ▲ +1.14% ETH $1,725 ▲ +0.54% XRP $1.1430 ▲ +0.24% SOL $73.6800 ▲ +3.86%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedonia dhe SHBA-ja e vazhdojnë partneritetin strategjik në mbrojtje

“Republika e Maqedonisë dhe SHBA-ja  vazhdojnë  ta zhvillojnë partneritetin strategjik, e cila veçanërisht është e shprehur  në fushën e mbrojtjes”, deklaron ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe komandanti i Komandës së forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, gjeneralnënkoloneli Ben Hoxhis në takimin e zhvilluar në Shkup, datë 1 tetor në Ministrinë e Mbrojtjes. Në takim ministri Jolevski potencoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera me forcat e armatosura të SHBA-së, veçanërisht me Komandën e Forcave Tokësore të SHBA-së për Evropë, e cila manifestohet përmes aktiviteteve dhe trajnimeve të përbashkëta.

“Pjesëmarrja e rreth 150 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në një nga trajnimet më të mëdha këtë vit “Anakonda 16″ është dëshmi se bashkëpunimi rrjedh pa ndërprerë dhe se edhe Forcat Tokësore të SHBA-së, por edhe NATO-ja fuqishëm besojnë në kapacitetet e ARM-së”, porositi ministri në takim.

Jolevski shtoi se përmes trajnimeve të cilat planifikohen për vitin e ardhshëm do të vazhdojë trendi i përparimit të interoperabilitetit të ARM-së me armatat e vendeve-anëtare të NATO-s, që, ashtu siç tha. është nga vlera e veçantë për Maqedoninë, duke e pasur parasysh se anëtarësimi në Aleancë mbetet përcaktim strategjik i vendit.

Gjenerali Hoxhis potencoi se është jashtëzakonisht i kënaqur nga niveli i bashkëpunimit, por edhe nga niveli i aftësive të treguara dhe njohuritë te çdo pjesëtar i ARM-së. Ai shtoi se nga aktivitetet e përbashkëta përfitim kanë edhe Maqedonia dhe SHBA-ja dhe për atë në të ardhmen do të punohet në intensivim ende më të madh të bashkëpunimit në këtë fushë.

Bashkëbiseduesit në takim folën edhe për procesin e SEDM-së, gjatë së cilës ministri Jolevski theksoi se Maqedonia do të jetë nikoqir i Shtatmadhorisë së Brigadës së Evropës Juglindore nga viti 2020-2026, që foli për lidershipin e vendit në rajon.

Gjenerali Ben Hoxhis, i cili qëndron për vizitë dyditëshe në Armatën e Republikës së Maqedonisë, realizoi takim edhe me kryeshefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralnënkolonelin Metodija Veliçkovski, ndërsa e vizitoi edhe Batalionin e Policisë Ushtarake. Gjatë ditës gjenerali e vizitoi edhe Akademinë Ushtarake, ku realizoi takim edhe me një pjesë të kadetëve me të cilët ka biseduar për lidershipin në ushtri dhe vlerën e profesionit ushtarak, ndërsa tre kadetëve më të mirë u dha mirënjohje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.