⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,023 ▲ +0.76% ETH $2,246 ▲ +1.11% XRP $1.1715 ▼ -1.07% SOL $90.2400 ▲ +0.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Maqedonia pjesë e Korridorit Vertikal të gazifikimit, VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

Partia VLEN njoftoi sot se Maqedonia e Veriut zyrtarisht është bërë pjesë e Korridorit Vertikal të gazifikimit, një memorandum i nënshkruar në Selanik nga drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama.

Nga VLEN vlerësojnë se anëtarësimi në këtë korridor i hap Maqedonisë së Veriut mundësi të reja për diversifikimin e furnizimit me gaz, uljen e varësisë nga një burim apo rrugë e vetme furnizimi, si dhe forcimin e pozitës së vendit në rrjetin energjetik rajonal.

Në komunikatë theksohet se kriza energjetike e viteve të fundit ka dëshmuar rëndësinë e diversifikimit të burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji. Sipas VLEN-it, hapja e kanaleve të reja të furnizimit është e rëndësishme si për ekonominë, ashtu edhe për sigurinë energjetike të vendit.

VLEN ka përshëndetur gjithashtu punën e drejtorit të NOMAGAS-it, Nedim Rama, dhe ekipit të kompanisë, duke theksuar se marrëveshja është rezultat i një procesi disa-mujor të negociatave dhe koordinimit me partnerët rajonalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.