🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Maratona Enkelana rikthehet në Pogradec

Maratona Enkelana, një aktivitet sportiv që ndërthur garën me promovimin e turizmit dhe bukurive natyrore, rikthehet në Pogradec këtë fundjavë.

Gjysmëmaratona zhvillohet përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u ofruar pjesëmarrësve një itinerar mes peizazheve të veçanta, ujërave të kristalta dhe panoramës së maleve përreth.

Organizatorët kanë parashikuar dy kategori gare: gjysmëmaratonën 21.1 kilometra dhe garën 11.5 kilometra, duke u dhënë mundësi pjesëmarrjeje si vrapuesve me përvojë, ashtu edhe atyre që duan të provojnë për herë të parë një event të këtij lloji.

Përveç sfidës sportive, aktiviteti synon të promovojë mikpritjen pogradecare, gastronominë tradicionale dhe potencialin turistik të zonës. Çdo pjesëmarrës që përfundon garën do të pajiset me medaljen zyrtare të Marathon Enkelana.

Me moton “More than a race. A destination”, Maratona Enkelana synon të ofrojë jo vetëm një garë sportive, por edhe një përvojë të veçantë për të gjithë ata që zgjedhin të vrapojnë përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit dhe të zbulojnë bukuritë e Pogradecit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.