☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.59 ▲1.6%
ARI 4,436 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,985 ▼ -1.16% ETH $2,470 ▼ -0.86% XRP $1.3782 ▼ -2.97% SOL $101.1700 ▼ -2.27%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.59 ▲1.6 % ARI 4,436 ▼0.54 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.59 ▲1.6 % ARI 4,436 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kronika

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Illegal trade”, duke goditur 8 subjekte tregtare të dyshuara për shkelje ligjore në fushën e tregtimit të produkteve të markave luksoze.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në këto biznese u zbuluan produkte të dyshuara të kontrabanduara, ndërsa u sekuestruan veshje dhe çanta të markave luksoze që nuk kishin dokumentacion për origjinën dhe zhdoganimin.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet sekuestruan gjithashtu 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike dhe një laptop, pajisje që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin tregtar.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se disa prej subjekteve nuk deklaronin të ardhurat nga shitjet pranë organeve tatimore. Në një rast, sipas policisë, u konstatuan shitje pa lëshim kuponi tatimor, duke sjellë edhe pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti.

Për këto shkelje nisi procedimi penal ndaj 9 administratorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve, të identifikuar me iniciale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.