☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,341 ▲1.13%
DOW 49,808 ▲1.03%
NASDAQ 25,718 ▲1.55%
NAFTA 94.95 ▼7.16%
ARI 4,696 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,510 ▲ +0.14% ETH $2,353 ▼ -0.96% XRP $1.4255 ▲ +1.06% SOL $88.7400 ▲ +3.85%
S&P 500 7,341 ▲1.13 % DOW 49,808 ▲1.03 % NASDAQ 25,718 ▲1.55 % NAFTA 94.95 ▼7.16 % ARI 4,696 ▲2.79 % S&P 500 7,341 ▲1.13 % DOW 49,808 ▲1.03 % NASDAQ 25,718 ▲1.55 % NAFTA 94.95 ▼7.16 % ARI 4,696 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Marrëveshja për Bllokun 2 dhe 3 me SHELL, Balluku: Garanci për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja

“Prezenca dhe aktiviteti i kompanisë SHELL në Shqipëri është shprehje e cilësisë dhe standardeve më të larta si dhe garanci për zhvillimin e sigurt të industrisë së naftës dhe komuniteteve lokale në zonat naftëmbajtëse”, deklaroi sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë ceremonisë për amendimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes hidrokarbure për Bllokun 2 dhe 3 mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë SHELL.

Balluku tha se “nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të sanksionojë një tjetër arritje në drejtim të bashkëpunimit dypalësh dhe në mënyrë të veçantë në drejtim të rritjes së modernizimit të sektorit të hidrokarbureve në vendin tonë”.

Ministrja theksoi se “qeveria shqiptare e vlerëson si një nga prioritet kryesore zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve e lidhur kjo ngushtë me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht të mbështesë, nxis dhe të mbroj me transparencë të plotë të gjithë iniciativat e rëndësishme të investitorëve të huaj në Shqipëri”.

Sipas saj, partneritete strategjike si kjo marrëveshje sot, krijojnë element ftues dhe garancie për të përthithur më shumë investime të huaja.

”Marrëveshja hidrokarburet për përkim dhe prodhim në bllokun 4 mes shtetit shqiptar dhe SHELL në vitin 2017 shënoi vendosjen e një standardi të ri cilësor në këtë sektor si në aspektin teknik ashtu dhe në atë financiar. Në këtë marrëveshje sigurohej respektimi i plotë dhe balancimi i përfitimeve mes palëve duke rritur kështu dhe përfitimet e shtetit shqiptar krahasuar me marrëveshjet e mëparshme. Kompania SHELL e njohur si një ndër kompanitë më të mëdha dhe serioze në sektorin e hidrokarbureve në botë, solli në vendin tonë reputacionin dhe eksperiencën e saj si dhe vendosi standarde të larta në teknologjinë dhe procesin e punës në këtë industri”, tha Balluku.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë SHELL, evidentoi se marrëveshja e re mundëson përfitime më të shumta për shtetin shqiptar si në aspektin e taksave e tatimeve ashtu edhe për punësimet.

“Zotohemi të japim një kontribut për Shqipërinë përmes tatimeve e taksave, por edhe përmes prokurimit të mallrave e shërbimeve si dhe punësimit dhe individëve lokalë. Për nga vetë natyra, projektet kërkojnë kohë dhe jemi në fazë vlerësimi, e kjo do të thotë se kemi ende shpime dhe testime pusesh para se të hyjmë në një prodhim komercial të mundshëm. Kjo kontratë bën të sigurt përfitimet e palës shqiptare që në fuqinë e parë të naftës që do të prodhohet dhe kjo qartëson edhe një serë çështjesh proceduriale dhe shpie në investime më të sigurta në të ardhmen”, tha përfaqësi i kompanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.