☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 15 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 81.03 ▼4.54%
ARI 4,307 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $65,581 ▲ +1.72% ETH $1,725 ▲ +2.52% XRP $1.1742 ▲ +1.98% SOL $70.6000 ▲ +2.33%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 81.03 ▼4.54 % ARI 4,307 ▲1.61 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 81.03 ▼4.54 % ARI 4,307 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
15 Jun 2026
Breaking
Kosova

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Detaje të rënda mbi masakrën e Reçakut janë bërë publike përmes aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 21 personave të dyshuar për krime lufte, lidhur me vrasjen e civilëve shqiptarë më 15 janar 1999.

Në dokumentin prej 91 faqesh, Prokuroria përshkruan vrasjet, trajtimin çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimin e pasurisë civile gjatë operacionit të forcave serbe në fshatin Reçak të Shtimes.

Sipas aktakuzës, njëri prej viktimave kishte marrë plot 20 plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, ndërsa në dokument përfshihet një tabelë me 40 viktima, ku specifikohet numri i plagëve që secila prej tyre kishte pësuar si dhe organet e dëmtuara.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit, në cilësinë e pjesëtarëve të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në operacionin që rezultoi me vrasjen e 42 civilëve shqiptarë.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, mëngjesin e 15 janarit 1999, rreth orës 06:00, forcat serbe rrethuan fshatin Reçak dhe fillimisht e granatuan nga disa pozicione të njohura si “Pishat”, “Gështenjat”, “Çesta” dhe “Guri i Shpum”.

Pas granatimeve, sipas organit të akuzës, forcat serbe hynë në fshat me automjete të blinduara dhe nisën kontrolle nga shtëpia në shtëpi, operacion që përfundoi me vrasjen e dhjetëra civilëve.

Në mesin e provave të paraqitura nga Prokuroria Speciale përfshihet edhe dëshmia e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili ishte një nga figurat kyçe ndërkombëtare që dokumentoi ngjarjet në Reçak dhe i cilësoi ato si masakër ndaj civilëve.

Aktakuza është ngritur në dhjetor të vitit të kaluar me propozim për gjykim në mungesë, ndërsa hetimet për rastin kanë vazhduar edhe gjatë muajve të fundit me identifikimin e të dyshuarve të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në krimet e kryera në Reçak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.