☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,963 ▲ +0.35% ETH $2,686 ▲ +0.25% XRP $1.4911 ▼ -0.09% SOL $119.8100 ▲ +0.5%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Massimo Boldi shtrohet me urgjencë në spital, u rrëzua dhe goditi kokën në trotuar

Komediani i njohur italian Massimo Boldi ka pësuar një incident të rëndë në qendër të qytezës Forte dei Marmi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të pasdites të enjten, përpara një kafeneje teksa Boldi po ecte me disa miq. Papritmas ai u rrëzua në tokë dhe përplasi kokën në trotuar. Nuk është e qartë nëse aktori u rrëzua për shkak të ndonjë sëmundjeje apo u pengua.

Miqtë njoftuan menjëherë ambulancën dhe Boldi u dërgua menjëherë në spitalin e Livornos. Boldi po u nënshtrohet kontrolleve të nevojshme mjekësore, megjithëse thuhet se gjendja e tij nuk paraqitet e rëndë.

Massimo Boldi, tani 81 vjeç, është një nga aktorët më të njohur më Itali. Me origjinë nga Luino, në provincën e largët të Vareses, ai i përket të ashtuquajturës shkolla “Derby”, një vend kulti në Milano që lejoi shfaqjen e talenteve komike si Cochi, Renato dhe Diego Abatantuono, të cilët u bënë të famshëm dhe mbetën miq të ngushtë me Boldin, i cili u bë i njohur për publikun e gjerë me personazhin e tij “Cipollino”.

Massimo Boldi më vonë pati një sukses të jashtëzakonshëm falë të ashtuquajturve cinepattoni, filmave të suksesshëm me mikun e tij Christian De Sica. ©LAPSI.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.