🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 14 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,064 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 101.81 ▲0.78%
ARI 4,662 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $81,443 ▲ +2.22% ETH $2,298 ▲ +1.8% XRP $1.5151 ▲ +6.74% SOL $92.9000 ▲ +2.1%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,064 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.81 ▲0.78 % ARI 4,662 ▼0.95 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,064 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.81 ▲0.78 % ARI 4,662 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Bota

Mbas zgjedhjeve komunale: BE paralajmëron AKP e Erdoganit

Partia në pushtet në Turqi, AKP, nuk e pranon një pjesë të rezultatit të zgjedhjeve komunale në Turqi. Zëvendëspresidenti i Komisionit të BE, Timmermans i kujton Turqisë vlerat bazë të demokracisë.

 AKP duhet të respektojë parimet bazë të demokracisë. Këtë e kërkon zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans në gazetën “Welt am Sonntag”. Mbas një rezultati të ngushtë në zgjedhjet komunale në Ankara dhe Stamboll, partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka kontestuar rezultatin. Për Timmermans ky është një reagim i diskutueshëm: “Turqia i është larguar viteve të fundit me shpejtësi të madhe vlerave europiane. Ne shpresojmë që kjo të mos bëhet edhe më keq, duke mos respektuar rezultatin e zgjedhjeve komunale nga AKP.” Vërtet AKP fitoi mbi 44% të votave në zgjedhjet lokale, por humbi metropolet

AKP humbi metropolet

Sipas të dhënave jozyrtare, Partia e Erdoganit arriti të merrte në të gjithë vendin 44,3 përqind të votave, por humbi në metropolet e vendit prandaj vë në diskutim rezultatin. Natyrisht që çdo parti ka të drejtë të kontrollojë rezultatin e zgjedhjeve kur bëhet fjalë për dyshime të justifikueshme, thotë hollandezi Timmermans, që është kandidati kryesor i partive socialdemokrate në zgjedhjet europiane. E rëndësishme është që autoritetet turke „të kontrollojnë rezultatin në mënyrë të pavarur dhe në fund AKP të njohë rezultatin”. Këtë pret BE, „sepse kjo është demokraci”. Timmermans vëren se në zgjedhjet komunale kanë fituar ato forca që kërkojnë afrim të Turqisë me Perëndimin. “Erdogan duhet ta pranojë këtë dhe të përpiqet që me politikën e tij t’i afrohet sërish vlerave europiane.”

Megjithatë jo heqje dorë

Sipas gjendjes aktuale katër nga pesë qytetet më të mëdha të vendit do të qeverisen në të ardhmen nga opozita. Në Stamboll postin e kryetarit të bashkisë e mori me rezultat të ngushtë CHP, një parti e qendrës së majtë. AKP e Erdoganit i kundërshtoi rezultatet në 39 lagjet e qytetit. Edhe në kryeqytetin Ankara, kryesimin e ka CHP, megjithatë me diferencë më të madhe. AKP ngarkoi atje autoritetet zgjedhore të provincës me rinumërimin e të gjitha kutive të votimit. Që prej 25 vitesh Ankaraja dhe Stambolli qeverisen nga kryetarë bashkie islamist- konservatorë. Humbja e treguar është humbje emri për partinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.