🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mbi 5 mijë gjoba në 48 orë, bilanci i Policisë Rrugore në Tiranë

10 persona janë proceduar penalisht dhe 5444 masa administrative janë vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në rrugët e kryeqytetit.

Sipas Policisë, 10 shtetasit janë proceduar kryesisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë drejtimin nën efektin e alkoolit dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë kontrolleve janë:

bllokuar 18 automjete;tërhequr 13 leje qarkullimi;vendosur 5444 masa administrative për shkelje të ndryshme.Policia Rrugore bën me dije se kontrollet janë kryer me shërbime të shtuara në terren dhe përmes pajisjeve teknologjike, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Drejtimi me shpejtësi tej normave, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, drejtimi nën efektin e alkoolit dhe drejtimi pa leje drejtimi konsiderohen nga Policia si ndër shkeljet me rrezikun më të lartë për aksidente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.