☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 77.79 ▲2.56%
ARI 4,159 ▼2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,387 ▼ -1.4% ETH $1,709 ▼ -1.85% XRP $1.1267 ▼ -2.08% SOL $72.6300 ▼ -0.86%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.79 ▲2.56 % ARI 4,159 ▼2.04 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.79 ▲2.56 % ARI 4,159 ▼2.04 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Bota

Mbyllet e çështja e famshme, Baldoni-Blake Lively

Pas muajsh përplasjeje ligjore, çështja mes aktorëve të filmit It Ends With Us dhe kompanive të produksionit ka marrë fund me një marrëveshje të arritur jashtë gjykatës. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit ligjorë të palëve, vetëm pak ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Nju Jork.

Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, tha për “Extra” se klienti i tij dhe producenti Jamie Heath janë të kënaqur me mënyrën si u mbyll kjo çështje.

“Justin Baldoni është i entuziazmuar dhe të dy, ai dhe Jamie Heath, janë shumë të kënaqur me rezultatin e marrëveshjes,” u shpreh Freedman, duke shtuar se aktori nuk ishte më palë aktive në proces në momentin e negociatave përfundimtare. Sipas tij, situata ligjore kishte ndryshuar ndjeshëm përpara marrëveshjes, pasi disa nga akuzat ishin rrëzuar dhe disa persona ishin përjashtuar nga çështja.

“Kur u arrit në fazën e fundit, nuk bëhej më fjalë për një konflikt të gjerë, por për një çështje të kufizuar mes Blake Lively dhe disa subjekteve të produksionit,” tha ai. Nga ana tjetër, të dyja palët publikuan një deklaratë të përbashkët ku theksohet se filmi mbetet një projekt për të cilin ndihen krenarë dhe se mbështesin ambientet e punës pa sjellje të papërshtatshme.

Përplasja nisi në fund të vitit 2024, kur Blake Lively ngriti akuza për ngacmim seksual dhe fushatë dëmtuese ndaj imazhit të saj. Baldoni i mohoi akuzat dhe më pas paraqiti një kundërpadi të madhe, e cila më vonë u rrëzua pjesërisht nga gjykata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.