☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.93 ▲0.83%
ARI 4,203 ▼1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,342 ▼ -2.08% ETH $1,624 ▼ -2.1% XRP $1.1202 ▼ -2.21% SOL $64.4400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.93 ▲0.83 % ARI 4,203 ▼1.94 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.93 ▲0.83 % ARI 4,203 ▼1.94 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Me 95 vota pro, 3 kundër dhe asnjë absenim! Miratohet projektligji për pagat e deputetëve, ministrave dhe presidentit

Nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar edhe reformën e pagave në institucionet kushtetuese. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash. Mirëpo, të majtë e të djathtë kanë kontribuar edhe këtë herë, duke miratuar rritjen e pagave të tyre me 93 vota.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku u diskutuan ligjet e paketës së reformës së pagave tha se, kur kjo mazhorancë ka marrë drejtimin e vendit paga mesatare ishte 259 euro, ndërsa në prillin e vitit që vjen do të shkojë 900 euro.

“Është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Nuk jemi të kënaqur, nuk mbaron këtu, por këtu ndalojmë një moment për të vlerësuar faktin”, tha Rama. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur në fjalën e saj në Kuvend, gjatë seancës së sotme se reforma e pagave në administratë krijon kushtet e duhura për ta bërë administratën konkurruese.

“Synojmë të përmirësojmë hierarkinë, për të tërhequr e mbajtur në administratë punonjësit e kualifikuar. Realizojmë një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të punës dhe përgjegjësisë përkatëse me pagën. Po japim një pagë më të mirë për pozicionet e punës dhe do të presim një punë më të mirë për çdo pagë”, tha ajo.

Ministrja bëri të ditur se, kjo reformë mundëson që për çdo dy lekë që mblidhen në buxhet, nga tatimet dhe taksat, një lek shkon për transferta direkte te qytetarët.

Paga bruto e Presidentit nga 257 mijë lekë aktualisht, shkon në 425 mijë lekë ose 65.3 % më shumë. Mjekut specialist i shkon paga bruto 174 mijë lekë ose 115 mijë lekë në muaj më shumë se në 2013-ën, mjekut të përgjithshëm i shkon paga 137 mijë lekë, ose 77 mijë lekë më shumë se në 2013-ën, infermierit i shkon paga në 87 mijë lekë, ose 25 mijë lekë më shumë se në 2013-ën, mësuesit në arsim parauniversitar i shkon paga 99 mijë lekë, ose 40 mijë lekë më shumë se në 2013-ën. Në Policinë e Shtetit, paga e një komisari shkon 105 mijë lekë, ose 36 mijë lekë më shumë se në 2013-ën. Ndërsa inspektori i parë i Policisë së Shtetit do të përfitojë një pagë prej 90 mijë lekësh në muaj, ose 37 mijë lekë më shumë se në 2013-ën.

Paketa e ligjeve të reformës së pagave përfshin edhe amendimet e propozuara nga deputetët e komisionit të Ekonomisë dhe Financave për ndryshimin e indeksit të pagave për deputetët dhe ministrat.

Në draftin fillestar qeveria propozoi që paga e deputetëve të jetë sa 36 % e pagës së Presidentit, ndërsa Komisioni miratoi që paga për deputetët të jetë sa 73 % e pagës së Presidentit, ndërsa paga për ministrat të jetë sa 75 % e pagës së Presidentit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.