⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,800 ▼ -0.31% ETH $2,235 ▼ -0.57% XRP $1.1659 ▲ +0.21% SOL $89.2100 ▼ -1.16%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Më dhunuan policët grekë!”, i riu shkon në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Mbrëmjen e djeshme, 12 qershor, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës është paraqitur për ndihmë mjekësore një 29-vjeçar nga Maliqi, i cili kishte dëmtime në trup.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, i riu ka deklaruar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke në qytetin e Kalkidhës rreth 13 ditë më parë.

Sipas dëshmisë së tij, ai është ndaluar i dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. 29-vjeçari ka depozituar kallëzim pranë autoriteteve greke për dhunën e pretenduar ndaj tij. Më pas ai është dëbuar nga Greqia dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të problemeve shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, ai është paraqitur në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.


/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.