Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 07 May 2026
S&P 500 7,376 ▲0.15%
DOW 49,842 ▼0.14%
NASDAQ 25,978 ▲0.54%
NAFTA 91.88 ▼3.37%
ARI 4,756 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $80,000 ▼ -2.14% ETH $2,297 ▼ -2.71% XRP $1.3938 ▼ -2.61% SOL $88.4700 ▼ -0.56%
S&P 500 7,376 ▲0.15 % DOW 49,842 ▼0.14 % NASDAQ 25,978 ▲0.54 % NAFTA 91.88 ▼3.37 % ARI 4,756 ▲1.32 % S&P 500 7,376 ▲0.15 % DOW 49,842 ▼0.14 % NASDAQ 25,978 ▲0.54 % NAFTA 91.88 ▼3.37 % ARI 4,756 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Bota

“Më hetuan për 1 muaj dhe nuk gjetën asgjë”, Gjykata amerikane publikon shënimin e fundit të Jeffrey Epstein

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar publikimin e një dokumenti që supozohet të jetë një shënimi i fundit i Jeffrey Epstein një muaj para vdekjes së tij.

Një kopje e shënimit të shkruar me dorë përmend një hetim disamujor teksa ai shkruan se hetimi nuk gjeti asgjë. Sipas letrës, Epstein shkruan se “është një kënaqësi të jesh në gjendje të zgjedhësh kohën për të thënë lamtumirë”.

Ish-shoku i qelisë së Epstein pretendon se e gjeti shënimin e fshehur në një libër pasi Epstein u përpoq të vriste veten në korrik 2019. Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij një muaj më vonë.

Vdekja e tij, e cila u cilësua si vetëvrasje nga autoritetet, ndodhi ndërsa ai priste një gjyq për trafikim seksual.

Shënimi i supozuar u vulos si pjesë e procedurave penale që përfshinin ish-shokun e qelisë, Nicholas Tartaglione, i cili mbahej në qeli në atë kohë ndërsa priste gjyqin për katër vrasje.

Tartaglione është një ish-oficer policie i dënuar për vrasje të katërfishtë, i cili në një moment u akuzua nga Epstein se e kishte sulmuar, gjë të cilën ai e mohoi. Ai e përmendi për herë të parë ekzistencën e shënimit vitin e kaluar në një podcast.

Një skanim i shënimit në dokumentin e gjykatës, i zbuluar të martën, tregon një fjali të shkruar me dorë ku thuhet: “Më hetuan për një muaj – NUK GJETËN ASGJË!!!” dhe përmenden akuza të vjetra disa vjeçare.

“Është një kënaqësi të jesh në gjendje të zgjedhësh kohën për të thënë lamtumirë. Çfarë do që të bëj – Të shpërthej në lot!! PA ARGËTIM – NUK IA VLEN”, shkruhet në letër.

Shënimi përbëhet vetëm nga shtatë rreshta teksti, duke lënë pasiguri mbi kuptimin e tij të supozuar.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë i tha për NBC News në një deklaratë se departamenti nuk e kishte parë shënimin. Ata theksuan përpjekjen e plotë të Departamentit të Drejtësisë në mbledhjen dhe publikimin e miliona dosjeve të tjera të lidhura me Epstein në muajt e fundit.

Shënimi shoqërohej nga një letër e majit 2021 e paraqitur në gjykatë nga John A Wieder, një ish-avokat i Tartaglione. Avokati e përshkroi shënimin si “dokumentin origjinal” që gjykatësi federal Kenneth M Karas urdhëroi t’i jepej gjykatës në atë kohë.

Gazeta New York Times i kishte kërkuar gjykatësit në White Plains, New York, që ta hapte shënimin, duke argumentuar se nuk kishte nevojë ta mbante sekret. Gazeta po kërkonte gjithashtu dokumente të tjera mbi të cilat gjykatësi nuk kishte vendosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.