☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.81 ▼1.91%
ARI 4,088 ▼1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,646 ▲ +0.46% ETH $1,667 ▲ +1% XRP $1.0981 ▼ -0.44% SOL $69.2400 ▲ +0.57%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.81 ▼1.91 % ARI 4,088 ▼1.47 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.81 ▼1.91 % ARI 4,088 ▼1.47 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Më kërcënohet jeta”, Durim Bami transferohet nga ‘313’-a në burgun e Fushë Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e Durim Bamit për t’u transferuar nga 313 në burgun e Fushë Krujës.

Kërkesa është bërë disa javë më parë, por tani është pranuar nga drejtori i ri, Adriatik Kupi, pas refuzimit nga drejtori i mëparshëm, Klevis Qose.

Bami e kërkoi zhvendosjen një ditë pas ekstradimit të tij nga Dubai, me pretendimin se burgu 313 në Tiranë, në IEVP 302 në rrugën “Mine Peza”, si edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit në Shkodër, ndodhen persona që paraqesin rrezik për jetën e tij.

Sipas kërkesës, burgu i Fushë-Krujës konsiderohej si alternativa më e përshtatshme. Gjithashtu, avokati i tij Ilir Murati ngriti pretendime se gjendja shëndetësore e Bamit nuk ishte e mirë, qëndronte në kushte jo të përshtatshme dhe përjetonte stres të vazhdueshëm për shkak të pranisë së personave të arrestuar për vrasje dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.

Ndërsa në shkurt 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.

Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.