☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 101.13 ▼1.03%
ARI 4,706 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $81,001 ▲ +0.09% ETH $2,303 ▲ +0.55% XRP $1.4615 ▼ -0.53% SOL $95.1600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.13 ▼1.03 % ARI 4,706 ▲0.42 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.13 ▼1.03 % ARI 4,706 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Europa

Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëveshjen me emigrantët: Grazie Edi

Një reagim ka ardhur këtë të martë në mbrëmje nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, lidhur me lajmet e botuara ditën e djeshme në mediat ndërkombëtare për një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë në vitin 2030. Deklarata u bë virale në disa media ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht pas një interviste të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në një media të huaj.

Pas reagimeve, fillimisht ka reaguar ministri, i cili është shprehur se deklarata e tij është keqkuptuar nga media.

Hoxha tha se, gjatë një pyetjeje nga një gazetar në Bruksel mbi mundësinë e rinovimit të protokollit pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare, ai është përgjigjur se nuk ishte i sigurt, duke shtuar se deri atëherë Shqipëria mund të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata mund të jetë ndryshe.

Sipas tij, deklarata ka qenë thjesht një reflektim spontan dhe jo një vendim apo ndryshim i qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj marrëveshjes.

“Një sqarim i nevojshëm: Një gazetar në Bruksel më pyeti nëse protokolli ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare. Unë iu përgjigja duke thënë: ‘Nuk jam i sigurt’, duke supozuar se deri atëherë Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata, për rrjedhojë, do të jetë ndryshe.”

Më pas ka reaguar Kryeministri Edi Rama lidhur me këtë lajm, duke thënë se protokolli mes dy vendeve mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë pasiguri politike për vazhdimësinë e tij.

“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, që po më kontaktojnë për një citim të keqinterpretuar nga një media pas intervistës së ministrit të Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj qartë dhe njëherë e përgjithmonë se protokolli ynë me Italinë do të qëndrojë në fuqi për sa kohë që Italia dëshiron”, është shprehur Rama.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i Kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila ka shpërndarë postimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka shoqëruar me statusin: Grazie Edi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.