☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Merkato, shumë ndryshime në Abissnet Superiore

Merkatoja në Abissnet Superiore po merr formë dhe skuadrat shqiptare kanë zgjedhur strategji të ndryshme për të ndërtuar ekipet e tyre. Teuta duket një nga klubet që ka bërë lëvizjet më cilësore. Durrsakët i kanë besuar stolin një strategu si Edlir Tetova, ndërsa në portë kanë afruar francezin Bernardoni, me një eksperiencë të rëndësishme në elitën e futbollit francez. Por afrimet nuk janë ndalur këtu. Në Durrës kanë mbërritur edhe emra të njohur si Esat Mala, Sherif Kallaku dhe Abdurrahman Fangaj, duke krijuar pritshmëri të mëdha për sezonin e ri.

Edhe kampionët e Shqipërisë, Egnatia nuk ka qëndruar pas. Rrogozhinasit kanë rikthyer Edison Ndrecën, pas aventurës së tij në Kazakistan, ndërsa kanë afruar edhe Andrey Yagon nga Vllaznia, Lukilin nga Elbasani dhe një mbrojtës me eksperiencën e Eneo Bitrit. Lëvizje që jo vetëm forcojnë kampionët, por në disa raste dobësojnë edhe rivalët direktë.

Elbasani ka qenë gjithashtu aktiv, me Ledio Tresën, i cili spikati sezonin e kaluar me Laçin, ndërsa verdheblutë kanë afruar edhe Ardit Deliun dhe Elmando Gjinin, ish-lojtar i Vllaznisë.

Në Shkodër, ndërkohë, numërohen 13 afrime, ku bien në sy Kobiljar nga Tirana, Musta nga Elbasani dhe Dumfur nga Skënderbeu.

Lëvizje të shumta edhe në kryeqytet. Tirana dhe Partizani kanë ndryshuar ndjeshëm, duke nisur që nga stoli, ku këtë sezon do të kenë trajnerë të rinj.

Ndryshe ka vepruar Dinamo, që ka ruajtur boshtin e skuadrës, ndërsa Skënderbeu dhe Laçi, të rikthyera në elitë pas aventurës në Kategorinë e Parë, janë treguar më të kujdesshme në merkato.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.