🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,882 ▼ -0.3% ETH $2,378 ▼ -0.23% XRP $1.2896 ▼ -1.41% SOL $102.4700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Merkel shpallet fituese e çmimit ndërkombëtar të mirëkuptimit

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar në një ceremoni zyrtare në Berlin çmimin Fulbright i cili i është ndarë për mirëkuptim ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi, i cili mban emrin e ish-senatorit amerikan, J. William Fulbright, u ndahet personave të cilët me punën e tyre “japin kontribut të veçantë drejt avancimit të paqes përmes mirëkuptimit më të madh mes popujve dhe kulturave”.

Gjatë pranimit të çmimit, Merkel paralajmëroi mbi rreziqet e nacionalizmit dhe populizmit në rritje, ndërsa bëri thirrje për më shumë përpjekje në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të njeriut në mbarë botën.

“Në shumë vende, përfshirë Gjermaninë, jemi dëshmitarë të populizmit dhe nacionalizmit përjashtues që janë në rritje”, tha Merkel.

Sipas saj, duhet t’i jepet fund shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare. “Parimet themelore dhe ligjet e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut po vihen në pikëpyetje. E kemi patjetër t’u kundërvihemi këtyre”, tha kancelarja gjermane.

Fondacioni Fulbright me seli në washington, tha se Merkel u nderua me çmimin Fulbright nga shkaku i angazhimit të saj për ndërtim të paqes dhe bashkëpunimin midis vendeve dhe njerëzve.

“Kancelares gjermane Angela Merkel i ndahet çmimi sepse bëhet fjalë për një lidere të jashtëzakonshme, por edhe për angazhimin e saj të fortë për mirëkuptim të ndërsjellë, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe paqe”, thuhet në arsyetimin e fondacionit Fulbright.

Ndër fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë Nelson Mandela, Jimmy Carter, Bill dhe Melinda Gates.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.