☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.20 ▼0.86%
ARI 4,203 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,998 ▼ -2.56% ETH $1,714 ▼ -2.52% XRP $1.1477 ▼ -3.6% SOL $69.8300 ▼ -3.55%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.20 ▼0.86 % ARI 4,203 ▼1 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.20 ▼0.86 % ARI 4,203 ▼1 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
19 Jun 2026
Breaking
Bota

Merkel: Takim me 15 kryeministra vendesh të BE-së në një javë

Në samitin e BE-së në shtator pritet të diskutohen tema të vështira, prandaj kancelarja Merkel u takua brenda javës me 15 kryeministra vendesh anëtare të BE-së. Kancelarja Merkel është vazhdimisht në udhëtime. Vitin e kaluar p.sh. ajo përshkoi me avion 20.000 km në katër ditë, nga Moska në Otava të Kanadasë. Kurse këtë javë rreth 7 km në pesë ditë për takime me presidentin francez dhe kryeministrin italian dhe më pas për vizitën në Talin dhe në Pragë. Tema e vizitave të fundit lidhej me krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit evropian pas Brexit-it.

Kundër forcave centrifugale

Në shtator zhvillohet takimi i parë i lartë i BE-së pa Britaninë e Madhe, prandaj në takimin me Hollande dhe Renzi theksohet uniteti dhe paralajmërohet kundër dasive në BE. Holland dhe Renzi bëjnë pjesë te politikanët që kërkojnë një ndarje të fortë të marrëdhënieve me britanikët, kurse Angela Merkel do që t’i marrë gjërat me qetësi. Pas takimit nuk pati deklarata të fuqishme, por për Merkelin kjo është e mjaftueshme.

Dy ditë më pas ajo takohet në Talin me homologun e saj estonez Taavi Rõivas dhe taton situatën. Edhe këtu ajo nuk do të prezantojë rezultate, por t’u japë sidomos vendeve të vogla anëtare ndjenjën se po i pyesin. Rõivas shprehet për një rol më të fortë të Gjermanisë në të ardhmen brenda BE-së. Kurse në rrugët e Talinit të djathtët protestojnë kundër politikës së Merkelit ndaj azilantëve. Ky është problemi i dytë i Merkelit në Evropë, ideja e saj “Ne mund t’ia dalim mbanë”.

Në Pragë ajo përballet edhe më fort me kundështarë të idesë së saj për vendosjen e kuotave për refugjatë në BE. Kundër idesë së saj nuk janë vetëm demonstruesit që kishin mbushur rrugët e Pragës, por edhe kryeministri Bohuslav Sobotka, që tha ne nuk mund të miratojmë një sistem kuotash për refugjatët.

Takim i vështirë në Varshavë

Pas Pragës Merkel u takua në Varshavë me homologët e saj nga Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, që janë kundërshtarët më të fortë të saj në politikën ndaj azilantëve. Kryeministri hungarez Orban dëshiron madje një kufi të rrethuar dhe të pajisur me teknikë për ta mbrojtur vendin prej azilkërkuesve. Merkeli dëgjoi plot kritika gjatë takimit në Varshavë.

Darka në Berlin

Të premten në darkë ajo u takua për darkë në kështjellën Meseberg afër Berlinit me homologët e saj nga Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka. Kurse të shtunën (27.08) me kolegët e saj nga Austria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia. Në këtë mënyrë brenda javës ajo takohet me 15 kryeministra vendesh anëtare të BE-së. Edhe pse një javë e tillë duhet të jetë vërtet e lodhshme, për kancelaren kjo ishte më tepër një stërvitje përgatitore: ajo e di tani më mirë se si të përgatisë detajet e fundit për strategjinë e saj për samitin e BE-së në shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.