☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Mësimi i gjuhës shqipe në Sofje ka traditë 120-vjeçare

Për gati 140 vjet, në periudhën mes shekujve XIX e XX, Sofja ka qenë një prej qendrave botërore të mirënjohura në aspektin shkencor dhe arsimor.

Asokohe zë fill edhe tradita e mësimit të gjuhës shqipe në kryeqytetin bullgar. Siç ka konkluduar studiuesi Anton Pançev pas analizimit të asaj periudhe, mësimi i gjuhës shqipe në këtë qytet e ka një traditë të vjetër së paku 120-vjeçare dhe pothuajse pa ndërprerje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, kjo ka ndodhur si rezultat i kolonisë shqiptare në Sofje dhe në disa qytete të tjera bullgare, dhe, në anën tjetër, edhe për shkak të punës së shkencëtarëve bullgarë lidhur me gjuhën shqipe. Këto analiza ai i ka përmbledhur në kumtesën me titullin “Sofja si qendër e zhvillimit të shqipes”, përmes së cilës mëton t’i prezantojë arritjet shkencore dhe arsimore në fushën e shqipes në Bullgari, kryesisht në gjuhësi dhe letërsi.

Është bazuar në hulumtime të arkivave bullgare dhe të punimeve prej autorëve me kontribut të rëndësishëm në albanologji. Prezantimin e kësaj kumtese Pançev e bëri të enjten në Prishtinë, në kuadër të edicionit të 36-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Ai ka thënë se tema për Sofjen si qendër e zhvillimit të shqipes ka shumë dimensione dhe është shumë e gjerë dhe në të mund të përfshihet edhe puna e shkencëtarëve bullgarë në fushën e shqipes, përkthimet, si dhe roli i kolonisë shqiptare në Bullgari për formimin e shqipes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.