☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Meta: Bojkoti nuk është zgjidhje. Vasili: LSI, forcë e parë

Ilir Meta, i cili e dorëzon plotësisht të mërkurën LSI-në tek Petrit Vasili, beson se ka ende kohë për zgjidhjen e krizës politike.
Por Presidenti i zgjedhur nuk beson se kjo mund t; ndodhe, nëse opozita nuk heq dorë nga ultimatumet dhe konfrontimet.
“Ne demokraci nuk mund të t’i japin të gjitha. Absolutisht është e domosdoshme që duhet të luftosh që t’i fitosh ato të drejta demokratike që i takojnë opozitës dhe çdo qytetari. Dhe prandaj është edhe opozita për t’i fituar këto të drejta. Dhe të jete aktive, pjesëmarrëse, sepse bojkoti asnjëherë nuk është zgjidhje”, shprehet Meta.
Por edhe pa Ilir Metën në krye, për LSI-në standardi i zgjedhjeve do të vazhdojë të jetë një prioritet.
“Do të vazhdojë të jetë i orientuar fort edhe në ditët që vijnë në funksion të një objektivi të rëndësishëm politik, në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme pa të cilat nuk mund të ketë një demokraci që funksionon, asnjë shtet që besohet dhe as legjitimitet që të jetë i pranuar nga të gjithë”, u shpreh Vasili.
Petrit Vasili, i cili zgjidhet të mërkurën zyrtarisht kryetar i LSI-së, ka edhe një objektiv tjetër po aq të rëndësishëm sa standardi i zgjedhjeve
“Ne sot kemi solemnisht një objektiv politik te patjetërsueshëm, LSI forcë e parë në zgjedhjet e 2017. Sfida është ne të fitojmë me modesti dhe këmbëngulje”, shtoi Vasili.
Që LSI e ka seriozisht këtë objektiv që e fut në garë të fortë me Partinë Socialiste, e konfirmoi edhe Ilir Meta, kur iu referua slloganit të LSI “një shans për të gjithë”.
“T’i japim Petrit Vasilit një shans për të qenë numri 1 i LSI, apo jo. Me përkrahjen tuaj mund të bëhet edhe njëshi i qeverisë”, theksoi Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.