Meta kërkesë Gjykatës së Posaçme lidhur me trajtimin e tij gjatë seancave gjyqësore
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë mbi trajtimin e të paraburgosurit gjatë zhvillimit të seancave
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë mbi trajtimin e të paraburgosurit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.
Në parashtrimet e mbrojtjes arsyetohet se për nga mënyra se si trajtohet Meta në gjykim, përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkelje të nenit 30 të Kushtetutës së Shiperisë, prezumimin e pafajësisë, shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ si dhe të drejtën për mbrojtje efektive.
“Ne si përfaqësues ligjor kërkojmë që, ish Presidenti të ketë mundësi të qëndroj në krahë të mbrojtësit të tij, gjatë gjithë seancave gjyqësore sepse vetëm kështu do mund të garantohet zhvillimi një gjykimi të drejtë, ku palët të jenë të barabarta siç e përcakton jo vetëm Kushtetuta e Shgipërisë por edhe Konventa Evropiane të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa jonë si perfaqësues ligjor i ish Presidentit nuk është një kërkesë rutinë. Kërkesa jonë eshtë në përputhje me çdo standart e një drejtësie dhe gjykate që funksionon në nje vend demokratike, që si parim ka shtetin e së drejtës. I pandehuri i paraburgosur, duhet të qëndroj patjetër në krahë të mbrojtësit të tij, jo vetëm për arsye diskriminuese dhe paragjykuese por edhe për të ruajtur kofidencialitetin, sepse gjatë procesit gjyqësor kërkohet edhe nje bashkëpunim ndërmjet të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, gjë që në kushte te tjera është e pamundur.
Sipas Konventës Evropiane te Drejtave të Njeriut, mbyllja ne “kafazin me xhama” e të pandehurit gjatë seancave gjyqësore është sa diskriminuese, antihumane dhe paragjykuese”, shprehet avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike.
Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.
Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.