☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,001 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▼ -2.21% ETH $2,247 ▼ -3.15% XRP $1.2532 ▼ -3.33% SOL $97.4300 ▼ -2.77%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Meta rrëfen bisedën me biznesmenin: Kriza politike po largon turistët

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajza dhe gra banore të Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.

I pranishëm në takim, ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se situata aktuale politike po krijon shqetësime edhe për ekonominë.

Duke marrë shembull sekorin e turizmit, Meta tha se shumë të huaj kanë anuluar vizitat në Shqipëri pikërisht për shkak të klimës politike, që dëmton perspektivën e këtij sektori që ka me mijëra njerëz të punësuar.

“Dje takova një drejtues të një agjencie turistike dhe me shumë shqetësim më thotë: Çfarë po ndodh kështu? Kisha 7 grupe turistike nga Spanja që kishin bërë rezervimet për të ardhur për sezonin turistik. Gjashtë grupe i kanë anuluar deri tani rezervimet. Ky është një shqetësim real që ka të bëjë me perspektivën e një sektori me të cilin jetojnë mijëra e mijëra familje shqiptare në të gjithë vendin, në bregdet apo edhe në mal”, – u shpreh ish-kryetari i LSI-së, duke shtuar se kostot e kësaj pasigurie i paguajnë familjet shqiptare.

“Ky është një shqetësim serioz, sepse nuk ka të bëjë vetëm me turizmin, ka të bëjë me investimet. Kur një turist frenohet për të ardhur në Shqipëri për shkak të një lajmi që sjell pasiguri për të kaluar disa ditë pushime, si mund të vijë një investitor i huaj të marrë kredi dhe të bëjë investime në Shqipëri. Të gjitha këto janë kosto që i paguajnë familjet shqiptare”, – deklaroi ish-kryetari i LSI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.