☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Meta: S’u tremba nga Berisha, jo më nga presionet e Tom dhe Jerry

Ilir Meta bëri deklarata të forta në Pukë. Ish-kreu i LSI u shpreh i sigurt se kjo parti do të provohet në qeverisje, pas provave që ka dhënë sipas tij për stabilitetin dhe integrimin.
Zyra e shtypit e LSI nuk e shpërndau videon e mesazhit të Metës, por shigjetat që lëshoi ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ai i formuloi kështu:
“Këto lloj presionesh qe LSI nuk i ha, se nuk i ka ngrenë nga Sali Berisha njëherë e një kohe, jo ti haje nga Tomi e Xherri sot, nuk shkojnë. Ju e dini shume mire qe çdo demokrat, për kryeministër, midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit, do votonte Petrit Vasilin. Ju e dini gjithashtu që, çdo socialist, midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit, do të votonte përsëri Petrit Vasilin për kryeministër. Kështu qe mesa duket, unë pata jo vetëm mundësinë te jem Presidenti i parë i propozuar nga LSI, por ja që qëllojnë dy gëzime bashkë, do kem mundësinë që një nga dekretet e pare që do kem, do te jetë të firmos Petrit Vasilin kryeministër”, deklaroi Meta.
Ndërkohë, Luan Rama prezantoi kandidatët për deputet të LSI-së për qarkun e Shkodrës, ku kërkoi votën për numrin 1 në fletën e votimit.
“Ne vijmë që të marrim besën tuaj për shërbim të pushtetit ndaj qytetarëve, për një qeverisje me drejtim të ri që qytetarin e ka të parin dhe interesin e tij mbi ço interes tjetër. Prandaj në 25 qershor duhet votuar numri 1 në fletën e votimit që është LSI. Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është fitore, është shans për të gjithë. Edhe për socialistët, edhe për demokratët, edhe për ata pa parti, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e rinisë, është themeli i bazamentit të institucioneve demokratike në Shqipërisë, është vetë stabilitetit dhe e ardhmja evropiane Shqipërisë”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.