🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.90 ▲0.92%
ARI 4,381 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,079 ▲ +0.35% ETH $1,921 ▲ +0.24% XRP $1.0340 ▼ -0.23% SOL $76.7400 ▲ +1.17%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.90 ▲0.92 % ARI 4,381 ▼0.43 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.90 ▲0.92 % ARI 4,381 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski për protestat e studentëve: Juristë që luftojnë për drejtësi e shkelin ligjin, nuk respektuan Ligjin për himnin dhe flamurin kombëtar

Kryeministri Hristijan Mickoski premton se do të zgjidhet çështja e kërkesës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Mickoski duke komentuar protestën e 18 majit në Shkup, tha se “juristë që luftojnë për drejtësi, e shkelën ligjin!”.

“Unë gjithmonë mbështes protestat, është e drejtë demokratike të mbështeten protestat dhe nuk kam absolutisht asnjë hezitim për këtë. Personalisht më shqetëson që protestuesit, të cilët praktikisht janë juristë që luftojnë për drejtësi, e shkelin ligjin, p.sh. Ligjin për flamujt, Ligjin për himnin kombëtar, Kushtetutën e kështu me radhë. Nuk do të komentoj për fyerjet, kjo është me të vërtetë çështje e edukimit familjar që arrihet në 7 vitet e para të jetës. Nuk do të komentoj as atë incident të dhunshëm që ka ndodhur, as nuk do të komentoj për ndërhyrjen e jashtme në çështjet e brendshme të Maqedonisë nga disa faktorë të jashtëm. Do t’i lëmë të gjitha këto si folklor. Ajo në të cilën po punojmë ne si qeveri aktualisht është sigurimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme, nëpërmjet së cilës ky dhe një numër problemesh të tjera që i kemi trashëguar nga e kaluara do të zgjidhen”.

“Gjithashtu dënoj sjelljen e partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ata patën mundësinë për 20 vjet t’i zgjidhnin këto çështje. Fatkeqësisht ata nuk bënë asgjë, por zgjidhnin shumë çështje personale. Dhe nëse krahasoni situatën e pronave, do të shihni se si njerëzit kalojnë nga të qenit pa para në milionerë, në shpinë të sloganeve kombëtare dhe mbi shpinën e njerëzve që mundohen të përballojnë muajin nga i pari në të parin. Por si do që të jetë, ne jemi një qeveri e përgjegjshme dhe veprojmë në përputhje me këtë. Problemet janë për t’u zgjidhur. Ne kemi zgjidhur qindra, do të thosha, probleme që kemi trashëguar. Një prej tyre, dhe ky gjithashtu, do të zgjidhet”, tha Mickoski.

Micksoki thotë se zgjidhja lidhore do të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.