☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.18 ▼0.57%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,294 ▲ +0.1% ETH $2,330 ▼ -0.12% XRP $1.3112 ▲ +1.06% SOL $100.9700 ▼ -0.48%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.18 ▼0.57 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.18 ▼0.57 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Shëndetësia do t’i kalojë OBRM-PDUKM-së, Drejtësia VLEN-it

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njoftoi sot ndryshimet e reja në qeveria dhe paralajmëroi zgjerimin e shumicës parlamentare dhe shkrirjen e funksionit të zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në rikonstruimin e qeverisë OBRM-PDUKM do të marrë dy ministri të cilët deri tani ishin pjesë e partnerëve qeveritar, “OBRM-PDUKM do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi. Partneri i koalicioni VLEN do të marrë Kulturën dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ministri për Bujqësi do t’i takojë ZMAM-it”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se funksioni i zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë do të jetë pjesë e Kabinetit të Kryeministrit dhe këtë rol do ta ushtroj sekretari i kryeministrit.

“Do më pysni pse nuk është pjesë e rikonstruimit funksioni i zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë. Mendoj se si koncept është i mirë, mirëpo kam vendosur që ky funksion të përfshihet në kabinetin tim, pra kam sekretar dhe ai do të ishte person ideal për të ushtruar këtë detyrë. Një funksion më pak i zv. kryeministrit në qeveri mund ta them se do të ketë”, tha Mickoski

Kryeministri tha se sot do të flas me Këshillin Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së për të hyrë në bisedime me Partinë Demokratike Turke që të bëhet pjesë e qeverisë.

“Po bisedojmë me Partinë Demokratike Turke që të bëhet pjesë e qeverisë e cila ka një deputet, që më herët ka qenë pjesë e Frontit Europian”, tha Mickoski./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.