☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.55 ▲0.54%
ARI 4,012 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,112 ▼ -4.69% ETH $2,218 ▼ -5.42% XRP $1.2168 ▼ -7.65% SOL $94.2500 ▼ -7.17%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Milani ul çmimin për Rafael Leaon, portugezi nuk është i bindur për kalimin në Turqi

Milani ka ulur kërkesat ekonomike për Rafael Leaon. Duke parë vështirësitë për të gjetur një blerës për sulmuesin portugez, klubi kuqezi ka vendosur që të ulë çmimin për kartonin e numrit 10.

Në fillim Leao vlerësohej rreth 60 milionë euro, më pas Milani zbriti në 40-45 milionë euro. Një lëvizje tani pritet nga Galatasaray, klubi i vetëm që vërtet ka shfaqur interes për këtë futbollist, ndërsa ditët e fundit e ka kthyer vëmendjen te Martinelli i Arsenal.

Leao ndërkohë nuk do të marrë pjesë në miqësoren që Milani do të luajë nesër kundër Manchester United, për shkak të një problemi muskulor.

Ditë më parë klubi kuqezi refuzoi ofertën e parë të Galatasaray për Leao: 30 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse. Ato shifra u dukën të pamjaftueshme, por sot mund t’u afrohen kërkesave të Milanit. Nuk përjashtohet mundësia për bisedime të reja me klubin turk, ndoshta me formulën e huazimit me detyrim blerjeje.

Në anën tjetër duhet bindur edhe futbollisti, që deri tani nuk ka dalë hapur për transferimin në Turqi, pavarësisht ofertës faraonike të Galatasaray prej 10 milionë eurosh në sezon. “Mendimi im i vetëm është fusha, jam i përqendruar të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje”, – ka shkruar pak ditë më parë në rrjetet sociale portugezi. Ai e konsideron të përfunduar ciklin me fanellën e Milanit dhe është në kërkim të një aventure të re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.